Grante për implementimin e projekteve me kohëzgjatje deri në gjashtë muaj fituan gjithsej 18 organizata qytetare nga gjashtë shtete, edhe atë nga Maqedonia, Serbia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe nga Bosnja dhe Hercegovina, të cilat gjatë periudhës së ardhshme do të trajtojnë çështje me karakter lokal dhe nacional që të përmirësohet qeverisja e mirë dhe sundimi i të drejtës.
Grantet janë të dedikuara për organizatat qytetare lokale, dhe janë ndarë në kuadër të projektit ACTION SEE – Përgjegjësi, teknologji dhe rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore, i cili realizohet nga Fondacioni “Metamorfozis” në partneritet me Fondacionin për demokraci Westminster (Westminster Foundation for Democracy) nga Britania e Madhe, Qendrën për hulumtime, transparencë dhe për llogaridhënie (CRTA – Center for Research, Transparency and Accountability) nga Serbia, Asociacionin qytetar “Zashto ne?” (Citizens Association Why not?) nga Bosnja dhe Hercegovina, Qendrën për tranzicion demokratik (Center for Democratic Transition) nga Mali i Zi, “Open Data – Kosovo” (Open Data Kosovo – ODK) dhe Lëvizjen “Mjaft!“ (Lëvizja Mjaft!) nga Shqipëria, me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.
Fitues të granteve janë:
Маqеdoni
- Shoqata për promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë inkluzive “Inkluziva” – Projekti “Informata publike në dispozicion për personat me pengesa” ka për qëllim ta vlerësojë, evaluojë dhe ta përmirësojë nivelin aktual të qasjes për personat me pengesa në ueb-faqet e komunave në rajonin Verilindor të Maqedonisë.
- Instituti për hulumtime strategjike dhe edukim (IHSE) – Projekti “Syri i vëmendshëm – Platformë për përdorimin e mjeteve publike në arsimin e mesëm në Maqedoni” ka për qëllim ta përmirësojë mbikëqyrjen dhe qasjen në informata që kanë të bëjnë për përdorimin e mjeteve publike në financimin e arsimit të mesëm në Maqedoni.
- “Proficio” – Projekti “Në qendër të vëmendjes: Tejkalimi i keqpërdorimit të pozitës zyrtare në Maqedoni” ka për qëllim të kontribuojë për futjen e mekanizmave praktike për vendosjen dhe për institucionalizimin e standardeve të larta për sjellje etike, qeverisje të mirë për bartësitë e zgjedhur të funksioneve publike, nëpunësit publikë dhe publikun e gjerë nëpërmjet lobimit dhe përfaqësimit në Maqedoni.
- “Vlerat e përbashkëta” – Qëllimi i projektit “Komisionet për marrëdhënie ndëretnike dhe bashkësitë etnike” është t’i përforcojë marrëdhëniet ndëretnike dhe institucionet e sistemit në vend, që të forcohet demokracia në Maqedoni dhe të përshpejtohet procesi i anëtarësimit në BE.
Mali i Zi
- Instituti “Alternativa” – Projekti “Furnizime të besueshme: Më larg syve, më larg mendjes” ka për qëllim ta përmirësojë transparencën dhe llogaridhënien gjatë furnizimeve publike, e me këtë edhe shpenzimet publike në Malin e Zi.
- “35mm” – Projekti “Drejtësi, e jo anshmëri – Çrrënjosja e kronizmit!” ka për qëllim të formojë rrjet të organizatave qytetare, mediave dhe të individëve kundër kronizmit, të cilat do të luajnë rol proaktiv në çrrënjosjen e kronizmit në nivel lokal dhe nacional, e njëkohësisht edhe në ngritjen e vetëdijes publike dhe hapjen e dialogut publik për kronizmin dhe për punësimin në administratën publike të bazuar në përkatësinë partiake.
- Iniciativa vullnetare – Podgoricë – Qëllimi kryesror i projektit “Shkolla transparente, arsim më i mirë” është të hulumtohet dhe të përmirësohet niveli i transparencës së shkollave të mesme në Malin e Zi, si dhe të hulumtohet dhe të përmirësohet niveli i informatave të publikuara në ueb-faqet e këtyre shkollave sipas Ligjit për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik.
- Grupi monitorues – Ulqin (MOGUL) – Projekti “Transparencë për llogaridhënie” ka për qëllim t’i përfshijë gazetarët dhe mediat, si dhe qytetarët, që ata të ndikojnë dhe ta rrisin nivelin e transparencës së institucioneve publike dhe të organeve administrative.
Shqipëri
- Asociacioni rinor evropian – Projekti “Qasja në informata, fushatë publike kundër joformalitetit dhe praktikave të korrupsionit” ka për qëllim ta testojë transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike ndaj publikut të gjerë, me theks të veçantë te ndërmarrësit e rinj.
- “Vizioni i ri 2016“ – Projekti “Liria e informacionit nëpërmjet multimedias” ka për qëllim ta përmirësojë lirinë e të shprehurit në Shqipëri duke e promovuar Ligjin për të drejtën e informimit, duke e nxitur transparencën e institucioneve publike nëpërmjet metodave kreative.
- “Njerëzit në fokus” – Projekti “Monitorim dhe rekomandime për përmirësimin e shërbimeve administrative për qytetarët në Gjykatën Themelore pranë Gjykatës Administrative në Tiranë” ka për qëllim ta vlerësojë cilësinë e shërbimeve administrative gjyqësore dhe të japë rekomandime për përmirësimin e tyre.
- “Qëndresa qytetare” – Nëpërmjet projektit “Rezistencë kundër korrupsionit në arsimin e lartë” do të informohen studentët për pasojat negative të korrupsionit mbi ekonominë dhe shoqërinë, dhe njëkohësisht do të trajnohen si të luftojnë kundër korrupsionit.
Kosovë
- OJQ “Koha – Projekti “Qytetarë të informuar dhe aktivë nëpërmjet Ligjit për lirinë e informacionit” ka për qëllim të kërkojë transparencë dhe llogaridhënie më të madhe nga autoritetet komunale, t’i informojë qytetarët për ligjet dhe për rregullat që kanë të bëjnë me lirinë e informacionit dhe vendimmarrjen, dhe njëkohësisht ta përmirësojë pjesëmarrjen qytetare në domenin e politikave publike nëpërmjet transparencës dhe llogaridhënies.
Serbi
- “Parlamenti qytetar” (Peoples Parliament – TBC) – Projekti “Organizatat joqeveritare për llogaridhënie më të madhe në financat publike lokale” ka për qëllim të fusë standarde të reja për llogaridhënie dhe politika në menaxhimin e financave publike lokale në Leskovc dhe Vranjë.
- Mbrojtja e konsumatorëve – “Projekti “Përforcimi i sundimit të së drejtës nëpërmjet mbrojtjes së konsumatorëve” ka për qëllim ta nxisë respektimin e ligjit nga institucionet dhe kompanitë që punojnë në Serbi, si dhe ta ngrejë vetëdijen për të drejtat e tyre, si dhe për të drejtat e konsumatorëve.
- Qendra për gazetari hulumtuese Krushevac (CINK) – Projekti “Kush është kush në vetëqeverisjen lokale në zonën Rasina?” përbëhet nga dy segmente – krijimi dhe publikimi i bazës së të dhënave për 60 bartës të funksioneve publike në vetëqeverisjen lokale në tre komuna (Krushevac, Varvarin dhe Tërstenik) nëpërmjet mediave dhe hulumtimi i premtimeve zgjedhore të bartësve të funksioneve publike dhe publikimi i raportit.
Bosnjë dhe Hercegovinë
- Qendra për bashkëpunim qytetar – Projekti “Për transparencë të pushtetit lokal: Përmirësimi i komunikimit të bashkësisë lokale” ka për qëllim ta përmirësojë komunikimin e bashkësive lokale me banorët, autoritetet komunale dhe me mediat në gjashtë komuna të Bosnjës dhe Hercegovinës.
- “Proeduka” – Projekti “Punësimet në administratën lokale para dhe pas zgjedhjeve lokale në Republikën Serbe” ka për qëllim ta konstatojë nivelin e punësimeve gjatë vitit zgjedhor dhe ta trajtojë këtë problem me qëllim që të eliminohet kjo pengesë drejt një shoqërie demokratike.
Projekti ACTION SEE – Përgjegjësi, teknologji dhe rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore realizohet nga Fondacioni “Metamorfozis” në partneritet me Westminster Foundation for Democracy nga Britania e Madhe, CRTA – Center for Research, Transparency and Accountability nga Serbia, Citizens Association Why not? nga Bosnja dhe Hercegovina, Center for Democratic Transition nga Mali i Zi, Open Data Kosovo (ODK) nga Kosova, dhe Lëvizja Mjaft! nga Shqipëria, me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.
Qëllimi i projektit është rritja e përfshirjes së shoqërisë qytetare dhe organizatave mediatike në krijimin e mendimit publik, krijimin e politikave dhe pjesëmarrja në mekanizmat për marrjen e vendimeve, si dhe rritja e kapaciteteve të shoqërisë qytetare për të trajtuar çështje të ndjeshme.
Ndaje: