Fondacioni Metamorfozis dhe partnerët e projektit, përmes projektit “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA”, i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian, kanë kënaqësinë t’ju informojnë se janë ndarë 15 nën-grante përmes ciklit të dytë të Skemës së granteve të vogla LOT 2: Grantevt për iniciativat avokuese për Agjendën Digjitale.

15 grantet e vogla iu dhanë organizatave të shoqërisë civile nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, të cilat në periudhën e ardhshme, së bashku me partnerët e tyre mediatikë si pjesë e rrjetit ICEDA, do të punojnë në iniciativa për përfaqësim që merren drejtpërdrejt me çështje konkrete me të cilat qytetarët e Ballkanit Perëndimor përballen në fushat e përfshira nga Agjenda Digjitale dhe ICEDA.

Më poshtë mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me grantet e vogla që u janë ndarë OShC-ve, të cilat gjithashtu u bënë pjesë e rrjetit ICEDA, përmes të cilit ato do të punojnë së bashku për të promovuar edukimin digjital, aftësitë dhe pjesëmarrja në nivelin rajonal, kombëtar dhe lokal.

Shqipëri

Instituti për Konsulencë në Marketing dhe Menaxhim (IKMM), së bashku me Scan TV, synojnë të zbatojnë projektin “Përmirësimi i procesit të konsultimit publik përmes internetit” duke monitoruar zbatimin e Ligjit për Konsultimin Publik, nr. 146/2014, duke analizuar efektet aktuale dhe duke përpiluar një sërë rekomandimesh për Agjencinë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit dhe Kabinetin e Kryeministrit. Sipas këtij propozimi, IKMM do të angazhohet nëpërmjet 5 artikujve mbi procesin e kryer të pjesëmarrjes elektronike në Shqipëri dhe hartimin e një udhërrëfyesi me të paktën tre rekomandime për fillimin e ndryshimit në Ligjin për Konsultimin Publik nr. 146/2014.

Qendra Orbis së bashku me Fast News synon të “Avokojë për qasje më të mirë të studentëve shqiptarë në shërbimet elektronike”. Aktivitetet kryesore të parapara me këtë grant janë një fushatë ndërgjegjësim dhe një sondazh për shërbimet elektronike aktuale që tashmë janë në dispozicion për këtë grup të synuar. Bazuar në gjetjet e sondazhit, ata do të bëjnë një listë rekomandimesh dhe do të avokojnë në Agjencinë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit dhe Bashkinë e Tiranës për të krijuar shërbime përkatëse elektronike ose për t’i përmirësuar ato aktuale.

Përmes grantit “Rinia shqiptare e përgatitur për epokën dixhitale”, Rrjeti i Profesionistëve të Rinj në partneritet me Qendrën Politiko synon të mobilizojë të rinjtë që të angazhohen për forcimin e kompetencave dixhitale përmes politikave/strategjive të ardhshme rinore, si dhe të zhvillojnë të paktën katër rekomandime për Strategjinë Rinore të Shqipërisë 2022 – 2029. Aktivitetet e tyre gjithashtu synojnë të rrisin ndërgjegjësimin e më shumë se 500 të rinjve për Axhendën Dixhitale përmes emisioneve televizive, artikujve në internet dhe një simpoziumi.

Kosovë

Internews Kosovë në partneritet me Rrjetin Ballkanik të Raportimit Investigativ (BIRN Kosovë) do të zbatojë projektin “Zbatimi i Agjendës Digjitale në komuna” përmes të cilit ata kanë paraparë: 1) t’i sfidojnë kandidatët për kryetarë komune me pyetje për avancimin e Agjendës Digjitale në 10 debate për kryetarët e komunave gjatë fushatës zgjedhore; 2) të përgatisin dhe të publikojnë 10 artikuj mbi angazhimet publike të dhëna nga kandidatët për kryetarë komune në lidhje me avancimin e Agjendës Digjitale; dhe 3) të përgatisin dhe të dorëzojnë rekomandime në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për parandalimin dhe luftimin kundër krimit kompjuterik. Përmes këtyre aktiviteteve, ata synojnë të trajtojnë digjitalizimin në nivel lokal dhe t’i japin më shumë rëndësi kësaj çështjeje në komunitet.

Next Generation Network së bashku me Radio Televizionin 21, Radio Televizionin Dukagjini, grupin Koha dhe Radio 1, do të punojnë në projektin Ngritja e vetëdijes dhe grumbullimi i të dhënave për platformën e shërbimeve online eKosova”, përmes të cilit ata synojnë ta rrisin shfrytëzimin e platformës eKosova për të paktën 20%, dhe të japin rekomandime konkrete, si dhe të angazhohen për të përmirësuar të paktën një shërbim elektronik në platformë. Aktivitetet e tyre përfshijnë demonstrime të drejtpërdrejta në 3 qytete të mëdha në Kosovë dhe inkurajimin e përdoruesve për të dhënë informacione kthyese mbi ndryshimet e nevojshme në platformë, si dhe mënyra për ta zbutur “pa”diturinë dhe qasshmërinë digjitale, 10 takime online për mbledhjen e të dhënave dhe promovimin e platformës (tetë në gjuhën shqipe, një në gjuhën serbe dhe një në turqisht), takime avokimi me Agjencinë për Shoqërinë e Informacionit, etj.

Qendra Kosovare për Mësim në Distancë – Mëso Online së bashku me të dy mediat Sbunker dhe 7Arte do të angazhohet për integrimin digjital në arsim. Në kuadër të projektit të tyre “Avokimi për integrimin digjital në sistemin arsimor: Forcimi i arsimit në distancë në Kosovë”, ata do të punojnë në konceptimin e rregullave dhe dispozitave për mësimin online, si dhe forcimin e Agjendës Digjitale në Kosovë. Fokusi i tyre është në të kuptuarit e situatës në sistemin arsimor online, Konsensusi i Kosovës për zhvillimin e mësimit online, së bashku me angazhimin e qytetarëve në arsim dhe fushatën për ngritjen e vetëdijes.

Instituti për Zhvillimin e Demokracisë e zbaton projektin “Promovimi i shërbimeve digjitale në nivel lokal” së bashku me mbështetjen e portalit Sbunker. Qëllimi i tyre kryesor është ta rrisin diskutimin në nivel lokal në lidhje me nevojën për të adresuar Agjendën Digjitale dhe për t’i përfshirë qytetarët në diskutimet me vendimmarrësit për të përshpejtuar proceset digjitale. Ata do të angazhohen të përmirësojnë shërbimet elektronike duke e theksuar nevojën për digjitalizim përmes takimeve me komunat e Podujevës, Lipjanit dhe Drenasit, përgatitjen e editorialeve, infografikëve, njoftimeve për politikat me rekomandime për Strategjinë për Modernizimin e Administratës Publike, etj.

Mali i Zi

Aksioni për Drejtësi Sociale nga Danilovgrad me projektin e tyre “Transparencë dhe dukshmëri më e madhe në zbatimin e AD-së në Mal të Zi” dhe në bashkëpunim me Rrjetin për Krimin dhe Korrupsionin – Thjerra, synon të forcojë rolin e shoqërisë civile dhe të mediave në zbatimin e Agjendës Digjitale në Malin e Zi duke zhvilluar një analizë të kornizës ligjore për hartimin e Strategjisë së Transformimit Digjital dhe duke dhënë rekomandime për përmirësimin e saj, dhe vendosjen e komunikimit me institucionet përkatëse, si dhe një koalicion të OShC-ve dhe të mediave për t’u ndihmuar atyre të avokojnë për ndryshime. Përveç kësaj, ata do të përpiqen t’i arrijnë qëllimet e tyre përmes një fushate publike që do të përfshijë storje gazetareske.

Zona aktive nga Cetinja dhe RTV Cetinje do të punojnë për të lidhur botën e teknologjisë, mediave dhe institucionet arsimore në Cetinje për t’i shfrytëzuar sa më mirë mundësitë që i ofrojnë teknologjitë e reja, duke mbuluar tema aktuale për arsimin digjhital dhe Agjendën Digjitale. Projekti i tyre “Iniciativë Lokale për Agjendën Digjitale – #LIDA” fokusohet në krijimin e aktiviteteve jashtëshkollore për edukimin digjital dhe mediatik në shkollat e mesme në Cetinje, si dhe zhvillimin e një doracaku për punën e klubeve për edukimin digjital dhe mediatik në shkollat e mesme dhe promovimin e temave të Agjendës Digjitale përmes transmetuesit publik lokal.

Qendra për Edukim Politik nga Nikshiqi u bashkua me portalin Onogošt dhe komunën e Nikshiqit për të krijuar një shërbim të ri elektronik për qytetin. Me projektin e tyre “3D – Digjitalizimi + Demokratizimi = Transformim Digjital” ata synojnë të angazhohen për ofrimin më të shpejtë dhe më efikas të shërbimeve për qytetarët. Ata do të punojnë në ngritjen e cilësisë së komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e nivelit të njohurive mbi aktivitetet e vetëqeverisjes lokale. Përveç kësaj, ata do ta mbështesin Komunën në procesin e digjitalizimit të sistemit dhe krijimin e shërbimeve më të mira elektronike. Organizata do të punojë në rritjen e iniciativës midis qytetarëve për komunikim me komunën përmes zgjidhjes elektronike të zhvilluar, në të njëjtën kohë duke e ngritur vetëdijen për temat e synuara që lidhen me Agjendën Digjitale në bashkëpunim me partnerin e tyre mediatik.

“Prindërit në Agjendë” është një projekt që do të zbatohet nga OJQ-ja Prindërit nga Podgorica. Ata do të punojnë për të përmirësuar të kuptuarit e institucionit përgjegjës për ofrimin e shërbimeve elektronike cilësore që i përfshijnë temat e prindërimit. Për më tepër, ata synojnë të rrisin kërkesën e qytetarëve për shërbime elektronike cilësore përmes emisioneve të dedikuara podcast dhe ngritjes së vetëdijes nga organizatat e prindërve të shoqërisë civile. Mbështetja e tyre mediatike do të jetë portali Roditelji.me. Së bashku ata synojnë ta promovojnë dhe të avokojnë për një qasje të shumanshme të pozitës së prindërit në kuadër të Agjendës Digjitale duke mbledhur informacion nga qytetarët, duke siguruar informacione relevante kthyese dhe duke krijuar rekomandime për të përmirësuar temën e synuar që lidhet me Agjendën Digjitale.

Maqedonia e Veriut

Në partneritet me Ballkon 3, Qendra për Inovacione Sociale, Blink 42-21 e zbaton projektin “m-komuniteti për e-komunitetin” përmes të cilit ata synojnë të ofrojnë shërbime elektronike me cilësi të lartë në nivel lokal dhe ta rrisin numrin e përdoruesve të shërbimeve elektronike lokale. Ata synojnë ta bëjnë këtë duke ofruar të paktën 3 e-shërbime të reja për vetëqeverisjen lokale përmes m-komunitetit edhe në dy komuna të tjera dhe kështu t’u mundësojnë qytetarëve të komunikojnë me lehtësi me sektorë të ndryshëm të atyre komunave, si dhe duke dhënë rekomandime për politikat për të gjitha 81 komunat, Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale për digjitalizimin e shërbimeve.

Së bashku me Radio MOF dhe Portalb, Forumi Arsimor Rinor e zbaton projektin “Aksioni i studentëve për shërbime të digjitalizuara arsimore”, i cili synon të përmirësojë shërbimet elektronike të ofruara për studentët dhe të adresojë digjitalizimin në arsimin e lartë. Përmes takimeve konsultative me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe organizatat studentore, ata synojnë t’i identifikojnë nevojat e studentëve dhe të krijojnë një politikë të shkurtër të përbërë nga rekomandime konkrete për përmirësimin e aspekteve digjitale të strategjisë së re të arsimit të lartë të krijuar nga Këshilli Kombëtar për Arsimin e Lartë. Për më tepër, ata do të organizojnë një Hakaton tre-ditor për mjete/zgjidhje digjitale për arsimin e lartë, i cili do të rezultojë me një mjet të ri digjital të gatshëm për përdorim nga studentët, të cilin do t’ia ofrojnë MASH-it për përdorim falas.

Serbia

Përmes projektit “Së bashku drejt një qeverisje më të mirë elektronike në komunat e vogla – përmes digjitalizimit drejt një vetëqeverisje lokale transparente dhe llogaridhënëse”, Qendra për Zhvillim Demokratik Europolis në partneritet me Zëri i Opovës, do të punojë në prezantimin e një shërbimi të ri elektronik në komunën e Opovës, në bazë të vlerësimit të nevojave të qytetarëve, të plotësuar me bashkëpunimin me komunën në përgatitjen e Planit Lokal Aksional për qeverisjen elektronike. Rezultatet e këtij procesi do të përdoren më tej për të iniciuar ndryshimin e politikave në nivel kombëtar në fushën e edukimit digjital me fokus në grupet e cenueshme. Dukshmëria e kësaj iniciative do të mbështetet nga një fushatë e fortë për ngritjen e vetëdijes publike përmes mediave sociale dhe mediave partnere lokale.

Instituti për Zhvillim dhe Inovacione – IRI, së bashku me Biznis.rs, synon të edukojë qytetarët e qytetit të Çaçak se si t’i përdorin shërbimet e qeverisjes elektronike, me fokus të veçantë në shërbimin e-Kopshti i fëmijëve. Mbledhja dhe analiza e përvojës së përdoruesve gjatë zbatimit të projektit do të përdoret për të propozuar ridizajnimin, që ky shërbim digjital të jetë më i harmonizuar me nevojat e qytetarëve. Për më tepër, do të përgatiten tre rekomandime për politika në nivel kombëtar dhe do t’u dorëzohen vendimmarrësve, në lidhje me procesin e digjitalizimit në Serbi, me theks të veçantë në analizën e disponueshmërisë së shërbimit e-Kopshti i fëmijëve nëpër qytetet e Serbisë dhe procesin e marrjes së subvencioneve për kopshtet e fëmijëve.

Projekti “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: