Studentët u kyçën në diskutim dhe biseduan për tema aktuale që kanë të bëjnë me këtë problematikë, këmbyen mendime dhe i prezantuan qëndrimet e tyre, duke kontribuar në sjelljen e përfundimeve në lidhje me përdorimin e mediumeve sociale.

Ky debat është i dyti me radhë, pas atij që u mbajt në Universitetin Evropian. Në periudhën e ardhshme do të ketë edhe 3 debate edhe atë: më 19 prill – në Fakultetin për turizëm dhe menaxhment në Shkup, më 20 prill – në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, dhe më 23 prill – në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Në mënyrë plotësuese, këto debate paraqesin vazhdimësi të aktiviteteve të fondacionit Metamorfozis nga projekti Mediumet sociale për demokraci.

Ndaje: