Më 16 prill, Мinistri pa portofol i ngarkuar për komunikim, transparencë dhe llogaridhënie, Robert Popovski dhe Drejtori ekzekutiv i Fondacionit për internet dhe shoqëri Metamorfozis, Bardhyl Jashari nënshkruan memorandum për bashkëpunim për përgaditjen e Strategjisë për transparencë të Qeverisë.
Strategjia do të jetë rezultat i projektit rajonal ACTION SEE, i implementuar nga Metamorfozis dhe i përkrahur nga Bashkimi Evropian, i cili bën thirrje për aplikimin e praktikave të mira për transparencë dhe llogaridhënie në të gjitha institucionet. Strategjia për transparencë të Qeverisë do të shërbejë si mekanizëm për lidhjen dhe harmonizimin e gjithë dokumenteve strategjike dhe vendimeve ligjore dhe nënligjore të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë kanë për qëllim përmirësimin e transparencës së institucioneve qeveritare, sidhe do e theksojë obligimin e tyre për transparencë. Vendimi për përgaditjen e kësaj Strategjie është marrë në seancën e rregullt të 126-të të Qeverisë.
Ndërkohë është duke u formuar grupi punues i cili do të përbëhet nga përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe të sektorit të shoqërisë civile me qëllim që të shfytëzohen kapacitetet dhe përvojat e të gjithë palëve në mënyrë të efektshme. Takimi i parë i grupit punues do të jetë mes 6-10 maj.
Ndaje: