Si pjesë e Ditëve ndërkombëtare për aksion që mbahen prej 26 deri më 29 shtator 2014, sot në klubin GEM në Shkup, me fillim në orën 11:00, Metamorfozis organizoi një ngjarje. Ngjarja kishte për qëllim te ngrejë vetëdijen publike për temat e mbikëqyrjes, kontrollit, lirisë së të shprehurit në internet dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

DSC_7599
Filip Stojanovski, koordinator programor në Metamorfozis, i prezantoi kërkesat e lëvizjes “Liri në vend të frikës”, e pastaj u zhvillua një diskutim me ç’rast të pranishmit shkëmbyen përvoja dhe qëndrime. Në kuadër të diskutimit, Biljana Vollçeska, përfaqësuese e Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale, i prezantoi përvojat e tyre institucionale, kornizën ligjore dhe praktikën në temën e të drejtës për privatësi.

DSC_7722

Në ngjarje ishin të pranishëm përfaqësues nga institucionet publike, sektori joqeveritar dhe aktivistë qytetarë. Kjo ngjarje ishte njëra nga një seri ngjarjesh që mbahen anembanë Evropës gjatë këtyre 4 ditëve. Për ngjarjet tjera mund të mësoni më tepër nëpërmjet linkut: www.freedomnotfear.org.

Ndaje: