Si funksionojnë chatbot-et, nga i marrin informacionet e tyre dhe si vendosin se cila është përgjigjja e duhur për pyetjen tonë? Ku e gjejnë aplikimin më të madh aktualisht këto modele gjuhësore? Në cilat pyetje duhet të dijë të përgjigjet një chatbot, e në cilat jo? Dhe ndoshta më e rëndësishmja, cilat janë dilemat etike që paraqiten nga disponueshmëria gjithnjë e më e madhe e chatbot-eve?

Çfarë na sjell e ardhmja dhe si do të duket interneti, kërkimi dhe jeta jonë e përditshme në një botë online në të cilën do të komunikonim vazhdimisht me chatbot-et?

 

Këto janë disa nga pyetjet të cilave do të përpiqemi t’u përgjigjemi në debatin për të rinjtë “A ka mirëkuptim me chatbot-et?”, që do të mbahet më 22 shkurt (e mërkurë) në Dhomën publike në Shkup, me fillim në orën 18:00. Rreth kësaj teme do të debatojnë:

  • Tamara Dimitrova, ligjëruese në Brainster Next College
  • Petar Fidanovski, këshilltar për standardizimin e TI-së në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës
  • Nino Karas, drejtor ekzekutiv dhe bashkëthemelues i CodeWell Group dhe CodeWell AI

Aktiviteti është i hapur dhe në të pritet të marrin pjesë të rinjtë. Të gjithë të interesuarit ftohen të plotësojnë formularin për regjistrim që gjendet në linkun në vijim: https://forms.office.com/e/5r5zpdBbjc

 

Ngjarja organizohet nga Fondacioni Metamorfozis në sinergji me projektin “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA” i cili bashkë-financohet nga Bashkimi Evropian, dhe projektin “Lajme të Besueshme për të Rinj të Fuqizuar”, i financuar nga Ambasada Britanike në Shkup.

 

Vërejtje: Për shkak të nevojave të projektit, ngjarja do të fotografohet dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në profilin e Fondacionit Metamorfozis në Facebook.

Ndaje: