Më 2 shtator, me fillim në ora 10:00 do të mbahet një ngjarje hibride, Diskutim në panel: Ofrimi i shërbimeve digjitale të krijuara për qytetarët, e organizuar nga Fondacioni për Liri “Friedrich Naumann”, Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfozis dhe Instituti për Shkencat Shoqërore dhe Humanitare. Agjendën e ngjarjes mund ta gjeni këtu.

Ngjarja organizohet në sinergji me projektet e mbështetura nga Fondacioni për Liri “Friedrich Naumann”, të zbatuara nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfozis dhe Instituti për Shkencat Shoqërore dhe Humanitare, dhe në sinergji me projektin “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA”. Ajo do të kontribuojë në debatin publik dhe të ekspertëve mbi mundësitë për digjitalizimin e mirëfilltë të shërbimeve të ofruara nga administrata publike në nivel qendror dhe lokal në Maqedoninë e Veriut dhe do të shërbejë si një burim i njohurive kryesore dhe profesionale për palët përgjegjëse të interesit.

Në bazë të dy studimeve kompatibile, të kryera nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfozis dhe Instituti për Shkencat Shoqërore dhe Humanitare, ne konsiderojmë se ka një nevojë të fortë për të filluar një dialog midis shoqërisë civile, grupeve të avokimit dhe krijuesve të politikave për mënyrën se si zbatohet përkushtimi i deklaruar i qeverisë drejt demokracisë digjitale. Për më tepër, çështja e decentralizimit të saj është thelbësore sepse është parakusht për digjitalizimin e drejtë, të suksesshëm dhe efikas të qeverisjes dhe të shoqërisë. Kështu, çështja e administratës digjitale nuk është vetëm një sektor që e kombinon administratën dhe Ti-në nën një ministri, por gërsheton disa sektorë. Për shkak se dokumentet personale dhe digjitalizimi i tyre i decentralizuar janë përfitimet e menjëhershme të digjitalizimit të shpallur për qytetarët, studimet tona dhe kjo ngjarje fokusohen në këtë çështje. Ne propozojmë zgjidhje për politikën për të harmonizuar ligjet “para-digjitale” për dokumentet personale me ato më të rejat, që i përfshijnë dokumente personale, regjistrin e popullsisë dhe çështje të lidhura me to, të miratuara në vitin 2019. Ne po ashtu e hulumtojmë infrastrukturën dhe kapacitetet e komunave për të zbatuar decentralizimin e duhur administrativ në fushën e dokumenteve personale.

 

Ngjarja është e hapur dhe në të pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe palët e tjera të interesuara, në një rreth të vogël pune deri në 30 veta. Ngjarja do të zhvillohet drejtpërdrejt dhe online. Gjuha e punës së ngjarjes është maqedonishtja, me përkthim në shqip dhe anglisht.

Folësit në ngjarje janë përfaqësues relevantë të institucioneve dhe sektorit civil nga Republika e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht:

  • Z. Zoran Dimitrovski, zëvendësministër në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale
    • Znj. Ana Malceva – Marinkovic, Nëpunëse e Kabinetit për koordinimin e bashkëpunimit të Kryeministrit me organet shtetërore, ndërmarrjet publike, institucionet, shoqëritë tregtare, shoqatat e qytetarëve dhe personat e tjerë juridikë
  • Z. Ivajllo Conev, Koordinator i Projektit për Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut pranë Fondacionit për Liri “Friedrich Naumann”
  • Z. Filip Stojanovski, Drejtor për partneritet dhe zhvillim të resurseve në Fondacionin për Internet dhe Shoqëri, Metamorfozis
  • Znj. Qëndresa Sulejmani, Drejtore e programeve në Fondacionin për Internet dhe Shoqëri, Metamorfozis
  • Znj. Katerina Kolozova, Drejtore Ekzekutive e Institutit për Shkenca Shoqërore dhe Humanitare
    • Znj. Iskra Gerazova Mujçin, Hulumtuese në Institutin për Shkenca Shoqërore dhe Humanitare
  • Znj. Iskra Belçeva – Ristovska, Koordinatore e Programeve në Qendrën për Menaxhim me Ndryshimet
    • Znj. Mila Josifovska Danilovska, Menaxhere e Programit për Përgjegjësi Shoqërore dhe të Drejtat e Njeriut në Fondacionin për Internet dhe Shoqëri, Metamorfozis

 

Për të marrë pjesë në ngjarje përmes platformës ZOOM, ju lutemi regjistrohuni në linkun e mëposhtëm: https://forms.gle/Mo4emrL9YRHU9MEfA .

Vërejtje: Për shkak të nevojave të projektit, ngjarja do të incizohet dhe është planifikuar që të ketë transmetim të drejtpërdrejtë në Facebook.

Ndaje: