Në kuadër të projektit “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA”, i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet në 6 vende (Maqedonia e Veriut, Serbi, Kosovë, Mal të Zi, Shqipëri dhe Estoni), Fondacioni Metamorfozis organizon Dialogje për Agjendën Digjitale: Gjithçka që keni dashur të dini për inteligjencën artificiale, më 23 shtator 2021 prej orës10:00 – 11:30përmes ZOOM.

Dialogjet do të zhvillohen në formën e diskutimit në panel kushtuar zbërthimit të miteve në lidhje me inteligjencën artificiale, me qëllim të përmirësimit të njohurive dhe ngritjes së vetëdijes tek qytetarët për përfitimet nga përdorimi i saj në fusha të ndryshme shoqërore.

Folës në këtë ngjarje pritet të jenë:

  • Bardhyl Jashari, Drejtor ekzekutiv i Fondacionit për internet dhe shoqëri, “Metamorfozis”
  • Ivana Stankoviq, Këshilltare në Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik dhe Koordinatore e Grupit të Punës për Strategjinë Kombëtare për Inteligjencën Artificiale
  • Ilija Mitrov, inxhinier softuerik dhe praktikues i certifikuar në fushën e inteligjencës artificiale, trajner i Akademisë Zyrtare për Inteligjencë Artificiale në “Semos edukacija”
  • Marko Serafimovski, Menaxher për zhvillimin e biznesit ndërkombëtar në “Semos Edukacija”
  • Hristijan Gjoreski, Asistent Profesor për Inteligjencë Artificiale dhe mësim të makinës në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjive të Informacionit – FETI dhe Drejtor Ekzekutiv i “Aidea Lab”

Kushdo që është i interesuar të ndjekë diskutimin dhe të mësojë më shumë rreth inteligjencës artificiale është i ftuar ta plotësojë formularin e regjistrimit (https://forms.gle/YHKaMokni4SB69XQA) ku, ndër të tjera, ata do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje që do t’u bëhen folësve në diskutim. Të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar do të marrin një link për të hyrë në diskutim.

Vërejtje: Ngjarja do të mbahet në gjuhën maqedonase. Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt përmes mjetit Facebook Live në profilin e rrjetit ICEDA në Facebook.

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA” bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis, Open Data Kosovo (Të dhënat e hapura Kosovë) (ODK), Akademia për e-Qeverisje (eGA), Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie – CRTA, Lëvizja MJAFT!, OJQ 35 MM.

Ndaje: