Fondacioni Metamorfozis organizon uebinarin “Si të ndërtojmë një sistem të fortë dhe të qëndrueshëm për mbrojtjen e privatësisë” 10.02.2022 (e enjte) prej orës 10:00 – 13:30. Uebinari organizohet në kuadër të projektit “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën digjitale – ICEDA”, i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian.

Në uebinar do të diskutohet Ligji aktual për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe mekanizmat në Maqedoninë e Veriut nga aspekti i OShC-ve dhe qytetarëve, dhe përmes tij do të ofrohen njohuri dhe mbështetje për OShC-të për harmonizimin e tyre të plotë me obligimet që i përcakton ligji. Me këtë rast, përmes uebinarit qytetarët do të mund ta kuptojnë Ligjin dhe fuqinë e (keq)përdorimit të të dhënave të tyre personale nga subjektet tjera, por edhe rreziqet nga shkëmbimi i të dhënave personale të të tjerëve pa pëlqimin e tyre.

Uebinari do të mbahet në gjuhën maqedonase dhe do të zhvillohet përmes platformës ZOOM. Të gjithë përdoruesit e regjistruar do të marrin një link për të hyrë në ZOOM, dhe ata që do ta ndjekin uebinarin do të marrin gjithashtu certifikatë për pjesëmarrjen në adresat e e-mailit që i kanë lënë gjatë regjistrimit.

Të gjithë të interesuarit për ta ndjekur uebinarin janë të ftuar ta plotësojnë formularin e regjistrimit (https://forms.gle/Hw4HSUPzhHgzwr1e6) jo më vonë se 09.02.2022 deri në orën 16:00, ku ndër të tjera do të mund t’i bëjnë pyetjet e tyre për temën, të cilat do t’i parashtrohen trajnueses.

Vërejtje: Për shkak të nevojave të projektit, uebinari do të incizohet dhe do të publikohet në kanalin e Fondacionit Metamorfozis në YouTube, dhe më pas do të shpërndahet në rrjetet sociale si një burim i dobishëm njohurish për publikun e gjerë.

——————————————————————————————————————————————

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), Partnerët për Ndryshime Demokratike (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: