Midis 15-17.10.2019, u mbajt një trajnim tre-ditor “Mediat sociale dhe vizualizimet për transparencë dhe llogaridhënie më të madhe të institucioneve” me përfaqësues të grantistëve dhe organizatave mediatike nga cikli i tretë i skemës së granteve të ACTION SEE nga Maqedonia e Veriut.
Qëllimi i trajnimit ishte ndërtimi i kapaciteteve të grantistëve dhe organizatave mediatike për përdorimin strategjik të mediave sociale dhe vizualizimin e të dhënave që do t’u ndihmojnë organizatave t’i ndajnë më mirë gjetjet e tyre dhe ta përmirësojnë komunikimin e tyre me grupet e tyre të synuara dhe palët e tjera të interesit. Përveç kësaj, organizatave iu dha mundësia për të krijuar rrjet dhe për ta përmirësuar simbiozën midis shoqërisë civile dhe organizatave mediatike që janë përfituese të këtyre granteve, që është një nga qëllimet e projektit ACTION SEE.
Në kuadër të projektit ACTION SEE – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore, janë ndarë gjithsej 35 grante për zbatimin e projekteve në kohëzgjatje deri në gjashtë muaj. Me skemën e granteve janë përfshirë mbi 70 organizata të shoqërisë civile dhe organizata mediatike nga gjashtë vende edhe atë nga: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedoninë e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi, dhe ato i trajtojnë çështjet e karakterit lokal dhe kombëtar me qëllim të avancimit të qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit.
Nga Maqedonia e Veriut, fitues të granteve nga cikli i tretë i skemës së granteve të projektit ACTION SEE janë:
- Shoqata e të rinjve dhe grupeve të margjinalizuara Qendra për Integrim dhe Zhvillim (https://cutt.ly/iesl6NF)
- Shoqata Iniciativa e Intelektualëve të Papunë (www.ini.org.mk)
- Koalicioni i shoqatave qytetare “Të gjithë për gjykim të drejtë” (all4fairtrials.org.mk)
- Еko Natyra (www.ekonatyra.org)
Ndaje: