Në episodin e fundit të Bisedave kibernetike, Qendra e Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë – DCAF, bisedon me ekspertë të ftuar rreth sfidave aktuale gjinore në hapësirën kibernetike. Në këtë episod të titulluar si Heshtja e zërave të grave, mysafirë janë Darvin Muriq nga Qendra për Tranzicion Demokratik në Mal të Zi dhe Milla Josifovska Danillovska nga Fondacioni Metamorfozis nga Maqedonia e Veriut. Diskutimi i tyre zbulon se si shënjestrimi në internet mund t’i çojë gratë dhe vajzat drejt vetëcensurimit, madje edhe figurat me ndikim si politikanet, gazetaret dhe aktivistet.
Ky episod është prodhuar pas publikimit Aktiviteti në internet, dëmi i drejtpërdrejtë: Raste studimore mbi sigurinë gjinore dhe kibernetike në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkanin Perëndimor, bashkëautorë të të cilit janë Qendra për Tranzicion Demokratik nga Mali i Zi dhe Fondacioni Metamorfozis nga Maqedonia e Veriut.
Dëgjoni të gjithë podkast-in në anglisht: https://bit.pulse.ly/g6esskkw7k
Ndaje: