Më 13 shkurt të vitit 2020, u mbajt edhe një prezantim për RHA-të në kuadër të projektit Resurset e hapura arsimore” të realizuar nga Fondacioni Metamorfozis. Në shkollën fillore “Nexhati Zekirija” në fshatin Koxhaxhik u prezantua koncepti i Resurseve të Hapura Arsimore (RHA), përfitimet nga RHA-të, si dhe shembuj ku ato përdoren rregullisht në procesin mësimor.

Pas prezantimit të konceptit të resurseve të hapura arsimore, pasoi një diskutim ku mësimdhënësit u inkurajuan të krijojnë resurse arsimore dhe t’i mbrojnë ato në mënyrë adekuate me licencat Creative Commons. Në çdonjërën nga këto punëtori theks i veçantë i kushtohet krijimit të resurseve të hapura arsimore në gjuhët e komuniteteve pakicë.

Projekti “Resurset e hapura arsimore” është i mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

Ndaje: