Мени

Program për punë praktike gazetareske – mëso të prodhosh storje digjitale

I ftojmë të gjithë të rinjtë e interesuar, pa dallim nëse janë aktivistë, entuziastë të rinj ose studentë që të paraqiten në thirrjen e hapur të Fondacionit “Metamorfozis” për pjesëmarrje në programin për praktikë gazetareske. Ata që do të dërgojnë aplikacione do të fitojnë mundësi që të punojnë në portalin informativ në gjuhën shqipe Portalb.mk, redaksitë e “Vërtetëmatësit”, anëtarit të licencuar në Rrjetin Ndërkombëtar për Verifikim të Fakteve (IFCN), agjencisë së lajmeve “Meta.mk”, ku lajmet publikohet në maqedonisht, anglisht dhe në shqip, por edhe

Aplikuesve do t’u ofrohet përvojë e përshtatshme sipas kohës dhe interesave të tyre. Kohëzgjatja e punës praktike do të jetë 60 ditë, ndërkaq do të munden të përfitojnë njohuri për bazat e gazetarisë, etikën në gazetari, gazetarinë hulumtuese, mendimin kritik dhe zbulimin e dezinformatave, kontrollim të fakteve, gazetari të bazuar në të dhëna dhe vizualizim të të dhënave.

Të gjithë pjesëmarrësit do të fitojnë certifikatë për pjesëmarrje dhe do të bëhen pjesë e rrjetit mediatik të Fondacionit Metamorfozis, ndërkaq më të mirëve do t’u ofrohet punësim

Aplikimet duhet të përmbajnë CV dhe letër motivuese të shkurtër dhe mund të dërgohen në konkurs@metamorphosis.org.mk.