oer_ppNë punëtorinë për arsim të hapur u fol për përvojat dhe praktikat me qasjen e hapur, trendet aktuale në fushën e resurseve të hapura arsimore, veglat që janë dispozicion në gjuhën maqedone dhe shqipe. Pjesëmarrësit kryesisht ishin studentë të Fakultetit teknik pranë Universitetit të Prishtinës dhe përfaqësues të Softueri i lirë Kosovë. Njëkohësisht, u prezantuan edhe botimet e fondacionit Metamorfozis në këtë fushë, të cilat u shpërndanë gjatë kësaj ngjarjeje.

Ditën e dytë u mbajt edhe një prezantim për privatësinë në internet, ku u përfshinë shembuj praktikë të shkeljes së saj,privacy-pp identifikim të nevojave për njohjen e të drejtave dhe obligimeve personale kur bëhet fjalë për privatësinë tonë onlajn dhe udhëzime konkrete që mund të ndërmerren në ato raste. Në prezantim u përfshinë shërbimet moderne për rrjetëzim social, politikat për privatësi, si dhe rreziqet për sigurinë e fëmijëve, dukurinë e sajberdhunës dhe rekomandimet që u jepen të rriturve për pengimin e saj.

U promovuan udhëzuesi për mbrojtjen e privatësisë në Facebook, udhëzuesi për krijimin e politikave për privatësi, të gjitha materialet për mbrojtjen e privatësisë dhe të sigurisë së fëmijëve në internet, e poashtu u paralajmëruan edhe materialet që janë në përgatitje e sipër, të cilat së shpejti do të botohen në formë të shtypur dhe elektronike.

Ndaje: