wiki.mk-mkKjo nevojë erdhi nga fakti se në shumë komuna në Maqedoni, burimi i vetëm i informatave janë ueb-faqet e vetëqeverisjes lokale, të cilat rrallë azhurohen. Përveç kësaj mungojnë edhe ueb-hapësira për komunikim të përbashkët.

Duke u nisur nga suksesi i enciklopedisë Wikipedia, si dhe i disa ueb-portaleve lokale (p.sh. Wikimanche), Fondacioni Metamorfozis dëshiron ta promovojë wiki-tekonologjinë si zgjidhje e lirë dhe efikase për këto probleme, dhe për këtë arsye e krijoi Wiki.mk, që përfshin vendosje të  më shumë ueb-portaleve që janë në dispozicion të drejtpërdrejtë të komuniteteve lokale.

Doracaku u dedikohet pjesëmarrësve të trajnimeve për wiki.mk që u realizuan në prill të këtij viti, por edhe për të gjithë vullnetarët e ardhshëm që dëshirojnë të kontribuojnë për qytetin e tyre. Përveç në formë elektronike, ai do të jetë në dispozicion edhe në version të shtypur, edhe atë në maqedonisht dhe në shqip.

Ky projekt realizohet në bashkëpunim me Wikimedia Maqedoni, e cila e ka marrë për obligim realizimin teknik dhe përgatitjet në terren, si dhe bashkëpunimin me organizata të tjera joqeveritare në nivel lokal.

Ndaje: