Мени

Punëtori për mediumet qytetare të dedikuara për korrespodentët e radio MOF-it

Filip Stojanovski nga fondacioni Metamorfozis foli për ngjarjet mediatike që e ndryshuan botën, gjegjësisht si përhapja e informatave të caktuara mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve konkrete duke përmendur disa shembuj inspirues nga e gjithë bota. Ai fliste edhe për atë se si mund të gërshetohen lokalja dhe globalja dhe të ndihmohen njëra me tjetrën, duke iu referuar përvojave nga Global Voices.

Prezantimi i dytë kishte të bëjë me krijimin e e-përmbajtjeve nga komunitetet lokale. Gjatë këtij prezantimi u prezantua Wiki-teknologjia si zgjidhje e lirë dhe efikase për plotësimin e mungesës së informatave me rëndësi lokale dhe Wiki.mk si ueb-faqe për shpërndarjen e përmbajtjeve për Maqedoninë. Pjesëmarrësit u njoftuan me aspektet teknike dhe estetike të redaktimit të artikujve të kësaj ueb-faqeje. Me trajnimin e këtyre 15 pjesëmarrësve, u rrit numri i shfrytëzuesve që u përfshinë me trajnimet për përdorimin e Wiki.mk, të cilat janë pjesë e projektit për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet Maqedonisë dhe rajonit të Normandisë së ulët.

Prezantimi përfundoi me prezantimin e përmbledhësit (agregatorit) Ping.mk dhe përdorimin e tij për promovimin e e-përmbajtjeve të tyre