Punëtoria u zhvillua sipas këtij rendi të ditës:

– informatë për përparimin në projektin e-dokumente, i cili është njëri nga projektet më të mëdha dhe më të rëndësishëm të MSHIA, në të cilin janë të përfshirë rreth 15 organe shtetërore dhe i cili duhet të kontribuojë për reformimin e tërësishëm të mënyrës së punës së administratës shtetërore gjatë realizimit të procedurave administrative

– prezantimi i versionit punues të marërveshjes model për furnizim publik të përgatitje së aplikacionit softuerik me të gjitha specifikat e tij, duke i përfshirë edhe aspektet kyçe të marrëveshjes për nivelin e shërbimit të ofruar (Service Level Agreement)

– prezantimi i aspekteve kryesore juridike të mbrojtje së të dhënave personale, me theks të veçantë në mbrojtjen e të dhënave personale gjatë përpunimit me anë të TIK

– prezantimi i Udhëzuesit të përgatitur kohë më parë “Si deri te politika për privatësi?”

Prezantimet e dy pikave të para i bënë përfaqësuesit e MSHIA-së, ndërsa të dy pikave të fundit i bënë përfaqësuesit e Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale dhe të Fondacionit Metamorfozis.

Në punëtori morrën pjesë rreth 35 persona, të cilët me kyçjen e tyre në diskutime kontribuan që të hapen dhe të zgjidhen shumë çështje dhe sfida me të cilat ballafaqohen ata gjatë realizimit të furnizimeve, implementimit të marrëveshjeve dhe përpunimit të të dhënave personale që ndërlidhen me aplikacione softuerike dhe sisteme elektronike.

Pritet që gjatë disa javëve të ardhshme një grup më i ngushtë pune, nën koordinimin e MSHIA-së, ta finalizojë marrëveshjen model për furnizim publik të përgatitjes së aplikacionit softuerik dhe pastaj atë do ta publikojë dhe do të distribuohet deri të gjitha palët e marrëveshjes. Gjithashtu, ftohen të gjitha subjektet nga sektori publik dhe privat ta shfrytëzojnë udhëzuesin për politikat për privatësi që të krijojnë dhe të publikojnë politika për privatësi në ueb-faqet e tyre, në ç’mënyrë do të kontribuojnë për përmirësimin e imixhit dhe rritjes së besimit të shfrytëzuesve në ueb-faqet dhe sistemet e tyre elektronike.

Burimi: MSHIA „Работилница за квалитетно моделирање на договори за јавна набавка на софтвери и политики на приватност“ 30 mars 2011.

Ndaje: