Baza e Komisionit për mbrojtje të të drejtës për qasje të lirë te informatat me karakter publik (KOMQLI) si regjistër zyrtar ku komunat janë të obliguara me ligj që t’i paraqesin mënyrat në të cilat publikojnë informata, u morr si burim kryesor i informatave.

Përveç bazës së KOMQLI-t u shfrytëzua edhe ueb-faqja e Ministrisë për vetëqeverisje lokale të Republikës së Maqedonisë (MVL), gjegjësisht harta e tyre interaktive e të gjitha komunave në RM (http://mls.gov.mk/map) si dhe portali maqedonas Macedonia Search  (http://www.org.mk/dir/dir.aspx?cat=s3) dhe kërkuesi amerikan Google (www.google.com).

Supozim kryesor i hulumtimit ishte se ueb-faqja është mjet i njoftimit publik të cilën komuna e krijon dhe e administron në kuadër të kompetencave të saja. Për këtë shkak, parametri kryesor gjatë shqyrtimit ishte se NJVL-të a e përmbushin obligimin ligjor që “përveç gjuhës maqedonase, në përdorim zyrtar” të përdorin edhe gjuhë të tjera lokale gjatë komunikimit me qytetarët nëpërmjet ueb-faqes së komunës.

Për çdo ueb-faqe funksionale në tabelë u shënuan përgjigjet e dhëna në këto pyetje:

  • Në cilat gjuhë funksionon ueb-faqja dhe në ç’masë?
  • Informatat e ofruara a janë vetëm statike apo ka edhe seksion për lajme të rregullta?
  • Kur për herë të fundit është azhuruar ueb-faqja dhe a janë informatat kryesore qartazi jo të sakta?
  • A ka informata nga fusha e qasjes së lirë te informatat me karakter publik dhe politikë për privatësi?

Mosekzistimi apo mosfunksionimi i verzioneve të obligueshme gjuhësore u morr si parametër i rëndësishëm gjatë përcaktimit të nivelit të funksionalitetit.

Nga hulumtimi u nxorrën këto përfundime:

  • Pjesa më e madhe, apo rreth gjysma e komunave, nuk i shfrytëzojnë ueb-faqet e tyre për informim të qytetarëve, ndërsa dhjetëra komuna të cilat kanë pasur ueb-faqe, në disa vitet e fundit i kanë mbyllur ato. 
  • Një numër i konsiderueshëm i komunave të cilat kanë më shumë se një gjuhë zyrtare, nuk i shfrytëzojnë të gjitha gjuhët zyrtare për komunikim nëpërmjet Internetit, duke i zvogëluar mundësitë për t’u kuptuar me të gjithë qytetarët e saj.

Nga kjo u nxorrën edhe këto rekomandime:

  • Është e domosdoshme vënia dhe zbatimi i standardeve të obligueshme për prani në ueb të të gjitha institucioneve publike, me të cilat do të definohet niveli minimal i përmbajtjeve dhe ritmi i azhurimit, për të siguruar informim proaktiv të qytetarëve për punën e njësive të vetëadministrimit lokal.
  • Obligimi për publikim të të dhënave nga fusha e qasjes së lirë te informatat me karakter publik, kushtet e shfrytëzimit dhe politika për privatësi duhet të jenë pjesë e obligueshme e këtyre standardeve.
  • Për të pasur qasje publike në to dhe për t’u gjetur lehtë, duhet të vendosen procedura nëpërmjet të të cilave komunat do t’i informojnë organet kompetente shtetërore për praninë e tyre në ueb.

Poqese dëshironi ta shihni raportin e plotë klikoni këtu.

Ndaje: