Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se në kuadër të projektit “Resurset e hapura arsimore”, është përgatitur një analizë e mundësive për përfshirjen e resurseve të hapura arsimore në procesin arsimor. Ajo është në dispozicion për shkarkim në këtë link, dhe ju ftojmë ta lexoni!

Shpresojmë që analiza të jetë e dobishme për ju dhe të sqarojë një pjesë të mirë të dilemave që lidhen me resurset e hapura arsimore në vendin tonë. Përmes rekomandimeve, analiza do të kontribuojë në përdorimin dhe shpërndarjen e tyre më masive, dhe përmes kësaj, ndërtimin e një kulture solidariteti dhe të ndarjes falas të njohurive midis të gjithë aktorëve të interesuar në procesin arsimor, me qëllimin përfundimtar – përmirësimin e cilësisë së arsimit për të gjithë nxënësit.

Ndaje: