Në konkursin për ndarjen e granteve për organizatat qytetare në kuadër të projektit “Rrjeti i organizatave qytetare për pjesëmarrje efikase aktive”, i publikuar në dhjetor të vitit 2014 janë zgjedhur 6 propozim-projekte të cilave do t’u ndahen grante të vogla në vlerë prej 12.000 eurosh. Më poshtë është dhënë lista e grantistëve.
Grantet janë ndarë në kuadër të projektit “Rrjeti i organizatave qytetare për pjesëmarrje aktive efikase”, të cilin e realizon fondacioni Меtamorfozis, në parnteritet me QMAE-në, dhe me ndihmë financiare nga Komisioni Evropian nëpërmjet programit “Përkrahje për përforcimin, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e shoqërisë aktive qytetare”.
Оrganizata | Emri i projektit | Lokacioni |
---|---|---|
Shoqëria ekologjike”Villa Zora” | Shërbimi i gjelbër për qytetarët | Veles |
Fondacioni për zhvillimin e komunitetit lokal | Edhe parkingu është standard jetësor | Shtip |
SHMAMJ “Еko Logik” | Promovimi dhe inicimi i bashkëpunimit të ndërsjellë dhe rrjetëzimit ndërmjet sektorit qytetar dhe autoriteteve lokale | Shkup |
Shoqata Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit | Së bashku për zvogëlimin e papunësisë te të rinjtë | Dibër |
Shoqata Federalistët e rinjë evropianë | Këshilltarët diskutojnë, qytetarët lexojnë | Kumanovë |
Shoqata “NOVUS” | Komuna e Strumicës – Komunë llogaridhënëse, pjesëmarrëse dhe transparente sipas dëshirës së qytetarëve | Strumicë |
Ndaje: