Instituti për menaxhment Lindje Perëndim (East West Management Institute) në Shkup ka nevojë për menaxher për TI me honorar që ta krijojë dhe ta mirëmbajë një rrjet të vogël të zyrës. Rrjeti përfshin një server për fajlla (file server), shtypës/skener dhe pajise të tjera të ngjashme dhe rreth 10 kompjuterë. Detyrat përfshijnë vendosje dhe konfigurim të të gjitha pajisjeve, mbikëqyrje mujore të pajisjeve të rrjetit dhe kopje rezervë të serverëve (server backups), vendosje të pajisjeve të reja sipas nevojës dhe ofrim të mbështetjes për shfrytëzuesit e kompjuterëve dhe zgjidhje të problemeve brenda ditës kur kanë ndodhur.

Menaxheri për TI do t’i raportojë menaxherit të zyrës dhe do të punojë me drejtorin për operacione dhe konsultantin për TI që punon në selinë e kompanisë në Nju Jork.

Përafërsisht numri i ditëve të angazhimit në muaj (duke mos e përfshirë edhe rregullimin fillestar të rrjetit): 1 – 3 ditë.

Afati për paraqitje: 12 dhjetor 2016. Kandidatët e interesuar mund t’i dërgojnë biografitë e tyre në e-mail-in: ozlatkova-kocareva@ewmi.org.

Ndaje: