Ne, organizatat qytetare që jemi cak i sulmeve të vazhdueshme të orkestruara të pushtetit të deritanishëm dhe të shërbëtorëve të tij, edhe një herë kërkojmë që publikisht të kërkohet falje dhe të tërhiqen të gjitha gënjeshtrat, shpifjet dhe dezinformatat për punën tonë, të publikuara nga ana e të ashtuquajturës iniciativë qytetare “SOS”. Në të kundërtën do të jemi të detyruar që drejtësinë ta kërkojmë në gjykatë, përkatësisht do të ngremë padi për ofendim dhe shpifje.

Ky nuk është vetëm sulm i orkestruar kundër Xhorxh Sorosit dhe fondacionit të tij, por paraqet edhe sulm kundër shoqërisë së hapur, kundër zërit të pavarur dhe të pamposhtur qytetar. Me fjalë të tjera, është e qartë se “SOS”-it dhe urdhërdhënësve të tij u pengon bashkimi dhe veprimi i lirë dhe i pavarur qytetar, liria e të shprehurit dhe në përgjithësi, të gjitha vlerat dhe parimet demokratike. Prandaj, ata në publik plasojnë të pavërteta, të dhëna manipuluese dhe informata të rrejshme me një qëllim të vetëm – ta heshtin shoqërinë qytetare, t’i diskreditojnë dhe t’i njollosin angazhimet dhe arritjet e saj.

Në konferencën e fundit për shtyp të “SOS”-it, më 4 shkurt, u thanë një numër i madh i gënjeshtrave, shpifjeve dhe i dezinformatave të cilat i demantojmë dhe i refuzojmë në mënyrë kategorike si të pavërteta. Potencojmë se NUK kemi dashur ta destabilizojmë vendin dhe NUK kemi shkaktuar krizë, NUK kemi punuar për qëllime partiake për asnjë parti politike, NUK jemi krijuar me qëllim të caktuar para zgjedhjeve, NUK i kemi informuar refugjatët që në mënyrë ilegale ta kalojnë kufirin, NUK jemi paguar që të shkojmë në protesta, NUK kemi marrë miliona në llogaritë tona për qëllime partiake.

pres_protiv_lagite-1

Njëkohësisht, të dhënat dhe numrat e publikuara manipuluese që kanë të bëjnë me punën financiare të organizatave tona për vitin 2016, për të cilin akoma nuk kemi dorëzuar llogari përfundimtare, tregojnë se mund të jenë keqpërdorur informatat që i posedojnë institucionet kompetente shtetërore.

Prandaj, u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve shtetërore që posedojnë informata për punën e organizatave qytetare që të mos i tejkalojnë kompetencat e tyre ligjore dhe të mos vihen në shërbim të një sulmi jodemokratik kundër shoqërisë qytetare mendjehapur. Në të kundërtën edhe ato do të përgjigjen për keqpërdorimin e kompetencave të tyre ligjore.

Në fund, edhe një herë me ashpërsi i demantojnë të gjitha gënjeshtrat dhe dezinformatat e publikuara për punën tonë dhe përkujtojmë se ne jemi të përkushtuar në luftën për ujë të pastër pa arsen; për të drejtat e punëtorëve; për lirinë e të shprehurit; për ajër të pastër; për liri të mediave; për lajme të vërteta të bazuara në fakte, e jo në gënjeshtra dhe manipulime; për të drejtat e të rinjve, grave, grupeve të rrezikuara, njerëzve me orientim të ndryshëm seksual; për sundimin e të drejtës; për mundësi dhe të drejta të barabarta për të gjithë, etj…

Prandaj, i dërgojmë porosi publikut, gjegjësisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë: Ne edhe më tutje do të mbetemi të paluhatshëm dhe konsekuent në angazhimet tona për liri, demokraci, barazi dhe respektim të të drejtave të njeriut, edhe më tutje do të punojmë me nder, me përkushtim, në mënyrë jopartiake, të pavarur, transparente dhe llogaridhënëse.

 

Me respekt,

  1. Аksioni plus, Resnje
  2. Vizio, Kërçovë
  3. Shoqata e punëtorëve të tekstilit dhe të lëkurës, shumica e heshtur – Gllasno, Shtip
  4. KHAM, Dellçevë,
  5. Qendra maqedonase për arsim evropian
  6. Qendra kulturore për të rinj, Manastir
  7. Forumi arsimor rinor
  8. OJQ-ja Infocentar
  9. Оrganizata e grave, Strumicë
  10. Paktis, Prilep
  11. Patokazi, Gjevgjeli
  12. PROEKT-EU, Kavadar
  13. Qendra rajonale për zhvillim të qëndrueshëm, Kratovë
  14. Fakulteti për gjërat që nuk mësohen
  15. Fondacioni Metamorfozis
  16. Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni
  17. Fondacioni Fokus, Veles
  18. Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut të RM-së
  19. Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të bashkësisë, Dibër
  20. Qendra për arte bashkëkohore
  21. XHEF Maqedoni

Ndaje: