Institucionet nga Maqedonia që janë pjesë e këtij rrjeti janë: Fondacioni Metamorfozis, SEGA – Koalicioni i organizatave rinore, LOKOMOTIVA – Qendra për iniciativa të reja në art dhe kulturë, CIRA – Qendra për zhvillim institucional, Federata e bujqve të Maqedonisë (FBRM), Lajmëruesi dhe Shoqata e qyteteve nga Maqedonia me trashëgimi arkitektonike, dhe fokusohen në zhvillimin e njërës nga 6 boshtet, edhe atë:
1. Përdorimi i teknologjive informatike-të komunikimit (TKI)
2. Të rinjtë, arsimi, qytetaria lokale dhe ajo evropiane
3. Shoqëria e informuar dhe mediumet
4. Këmbimet kulturore dhe artistike
5. Turizmi i qëndrueshëm dhe trashëgimia kulturore
6. Partneriteti ndërmjet komuniteteve lokale
Këto lëmi ofrojnë mundësi për shkrim të temave të ndryshme interesante, të cilat nga njëra anë do ta potencojnë punën e partnerëve, ndërsa nga ana tjetër do ta mbushin ueb-faqen me përmbajtje, ku do të ketë qasje i gjithë publiku i internetit.
Trajnimi për shfrytëzimin e wiki.mk, përfaqësuesve të organizatave do t’u mundësojë punë praktike në platformën wiki, gjegjësisht dukshmëri më të madhe të aktiviteve të këtyre organizatave, duke i promovuar përmbajtjet e tyre në këtë platformë, prezantim të ndonjë projekti, aktiviteti që do të ishte interesant për publikun e gjerë, rezultate nga ndonjë hulumtim etj.
Ueb-faqja wiki.mk u krijua si pjesë e projektit të vitit të kaluar në kuadër të bashkëpunimit të decentralizuar, ndërsa si pjesë e tij funksionojnë 3 portale të dedikuara për qytetet: Shkup, Veles dhe Dibër. Përveç për këto qytete, përmbajtje ka edhe për vende të tjera në Maqedoni.
Ndaje: