Me rastin e Ditës ndërkombëtare të qasjes së lirë në informta, Fondacioni për internet dhe shoqëri, Metamorfozis, i publikon rezultatet e analizës për transparencën e proceseve për marrjen e vendimeve në katër vende të Ballkanit Perëndimor: Serbi, Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinë.
Mapimi i këtillë i transparencës u realizua nga organizata qytetare kroate GONG, në partneritet me CRTA (Serbi), “Zashto Ne” (BdheH), dhe Qendrën për tranzicion demokratik (Mali i Zi).
Rezultatet tregojnë se, sa i përket implementimit të legjislacionit që ka të bëjë me qasjen në informatat me karakter publik, institucionet rregullisht u përgjigjen kërkesave, por përgjigjet janë formale, pa informata të mjaftueshme që mund të përdoren.
Dokumenti i plotë gjendet këtu.
Ndaje: