Kur institucionet publike prokurojnë shërbime/produkte të TI-së, përfshirë sisteme algoritmike, ato duhet të sigurojnë mbrojtje efektive të të drejtave të njeriut. Kjo përgjegjësi rrjedh nga detyrimet ndërkombëtare dhe/ose konstitucionale, shpesh e përkthyer në norma më të detajuara për të drejta specifike (p.sh., kur bëhet fjalë për të drejtën e mbrojtjes së të dhënave ose të drejtën për mosdiskriminim) dhe në një të ardhme të afërt do të plotësohet me instrumente juridike shtesë, përfshirë Ligjin për inteligjencë artificiale të BE-së. Gjatë prokurimit të shërbimeve/produkteve të TI-së, institucionet publike duhet ta bëjnë të qartë se cilat vlera publike dhe parime demokratike duhet të ruhen dhe mbrohen dhe duhet të ekzistojë një pasqyrë e vërtetë e asaj nëse zgjidhja teknologjike është efektive dhe adekuate për zgjidhjen e një problemi të caktuar ose për ndjekjen e një politike të caktuar publike.

Vlerësimi i ndikimit ndaj të drejtave të njeriut luan rol kryesor në këtë pasqyrim dhe ato janë esenciale për sigurimin e besimit publik ndaj teknologjisë. Në mënyrë që të arrihet kjo, vlerësimi i ndikimit duhet të jetë praktikë e detyrueshme ku vlerat publike dhe implikimet e të drejtave të njeriut merren parasysh dhe maten në mënyrë adekuate dhe respektohen plotësisht. Pa marrë parasysh metodologjinë e miratuar, procesi i vlerësimit duhet doemos të jetë transparent, i përgjegjshëm, paritcipativ dhe i inkorporuar në kontekstin më të gjerë shoqëror mbi të cilin mund të ketë ndikim teknologjia.

Në kuadër të projektit “Mbrojtja teknike dhe e integruar e të dhënave personale – ndërtimi i një ekosistemi gjithëpërfshirës (BE-ja)” Grupi Punues Ndërsektorial i Biznesit dhe të Drejtave të Njeriut ka zhvilluar indikatorë për vlerësimin e ndikimit të shërbimeve/produkteve të IT-së në të drejtat e njeriut në procedurat e prokurimit. Këta indikatorë shërbejnë për të kontrolluar nëse institucionet publike që prokurojnë shërbime/produkte të IT-së, duke përfshirë sistemet e inteligjencës artificiale ose sistemet e drejtuara nga algoritmet dhe shitësit/zhvilluesit e këtyre sistemeve kanë në vend mekanizma efektivë për të vlerësuar ndikimin e tyre në të drejtat e njeriut dhe dhe për menaxhimin/zbutjen e rreziqeve të tyre nga dëmet e mundshme. Indikatorët mund t’i shkarkoni këtu.

Image by Tumisu from Pixabay

Ndaje: