Në kuadër të projektit “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA”, i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet në 6 vende (Maqedonia e Veriut, Serbi, Kosovë, Mal të Zi, Shqipëri dhe Estoni), Fondacioni Metamorfozis organizoi një sesion informues online në formën të uebinarit për aplikuesit e mundshëm në Thirrjen për aplikime për grante për organizatat e shoqërisë civile.
Për Maqedoninë e Veriut sesioni u mbajt më 07.06.2020 (e hënë) në ora 10:00 në platformën ZOOM, me një kohëzgjatje deri në 1 orë, dhe në të morën pjesë rreth 55 pjesëmarrës.
Sesioni u zhvillua në gjuhën maqedonase dhe përbëhej nga një prezantim i shkurtër i Fondacionit Metamorfozis, projektit, Thirrjes dhe përgjigjes në pyetjet e parashtruara në lidhje me Thirrjen.
Incizimin e sesionit mund ta gjeni më poshtë.
Të gjithë aplikantët e mundshëm të interesuar janë të ftuar ta shqyrtojnë dokumentin PPSH – Pyetjet e parashtruara më shpesh.
Për të gjitha pyetjet e tjera në lidhje me Thirrjen, të gjithë të interesuarit janë të ftuar që ato t’i dërgojnë me shkrim në e-mailin iceda@metamorphosis.org.mk jo më vonë se 15.06.2020.
Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA” është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Fondacioni Metamorfoza, Të dhënat e hapura Kosovë – (Open Data Kosovo) (ODK), Akademia për e-qeverisje (eGA), Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie – CRTA, Lëvizja MJAFT, OJQ-ja 35 MM.
Ndaje: