Më 27-28 nëntor, në hotelin “Holiday Inn” u mbajt konferenca me titull: “e-Shoqëri: Institucionet e hapura dhe llogaridhënia” si ngjarje përmbyllëse e projektit katërvjeçar ACTION SEE (Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore) të financuar nga Bashkimi Evropian. Në konferencë u mblodhën mbi 250 përfaqësues të institucioneve, shoqërisë civile, organizatave mediatike, dhe individë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Në hapjen solemne folën Robert Popovski, ministër pa portofol, përgjegjës për përgjegjës për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Fani Karanfillova-Panovska, drejtore ekzekutive e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni (FSHHM), Nikolla Bertolini, Shef i Sektorit për Bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup dhe Bardhyl Jashari, drejtor ekzekutiv i Fondacionit “Metamorfozis”.
Bertolini theksoi se qytetarët nuk e marrin atë që e kërkojnë dhe ajo që është normale në BE – këtu nuk është e tillë, ndërsa Karanfillova Panovska kërkoi më shumë transparencë në shpërndarjen e mjeteve shtetërore për organizatat e shoqërisë civile, pasi, siç tha ajo, ka mungesë të transparencës dhe të llogaridhënies në procesin e vendimmarrjes.
Rekomandimi nga paneli “4 vite lobim për institucione të hapura në rajon” është se të gjitha vendet e rajonit duhet të sigurojnë qasje në informata dhe se nuk duhet të kenë monopol mbi to. Milena Gvozdenoviq nga Qendra për Tranzicion Demokratik, e cila është pjesë e projektit rajonal ACTION SEE, tha se rezultatet tregojnë se në nivelin rajonal, parlamentet përmbushin 65% të kritereve të hapjes, pastaj pushtetit ekzekutiv 49% dhe vetëqeverisja lokale 36%, gjykatat 42%.
Në njërën nga seancat paralele u diskutua edhe harmonizimi ligjor i GDPR (Rregullativa e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale) dhe mbrojtja e të dhënave personale në lidhje me zbatimin e Direktivës Policore përmes përvojave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, proceset dhe sfidat në harmonizimin e legjislacionit kombëtar, si dhe rëndësia e Zyrtarit për mbrojtjen e të dhënave personale në kuadër të institucioneve që i zbatojnë ligjet nga fusha e policisë dhe e sigurisë kombëtare. Folës në panel ishin Jan Elerman, specialist për mbrojtjen e të dhënave personale në Europol, Tërpe Stojanovski, profesor në Fakultetin e Sigurisë në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit”, Igor Kuzevski, ekspert për mbrojtjen e të dhënave, Dragana Stojkoviq nga Zyra për mbrojtjen e të dhënave personale dhe për qasje të lirë në informatat me karakter publik në Republikën e Serbisë dhe Viktor Dimovski, Drejtor i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Republika e Maqedonisë së Veriut.
Në ditën e dytë të konferencës u promovua Strategjia e për Transparencë e Qeverisë 2019 – 2021, në përgatitjen e së cilës morën pjesë Fondacioni Metamorfozis dhe FSHHM-ja.
Pastaj Lidija Cvetanoviq, nga Kabineti i ministrit pa portofol, përgjegjës për përgjegjës për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, tha se Strategjia është produkt i përpjekjeve të përbashkëta të qeverisë dhe sektorit joqeveritar, që është garancë për cilësinë e lartë. Dance Danillovska Bajdevska nga FSHHM-ja theksoi se sfida mbeten qasja e unifikuar në dokumente dhe grupe të të dhënave, si dhe publikimi në kohë i informatave publike.
Në diskutimin në panel “Mediat dhe qeverisja e mirë – Lufta kundër dezinformatave”, në të cilin morën pjesë Sead Xhigall nga Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit, Vlladimir Petreski, redaktor i Vërtetmatës.mk dhe Marjan Zabërçanec, Këshilltar special për marrëdhëniet me publikun i kryeministrit Zoran Zaev.
Në fjalën e tij, Zabërçanec zbuloi ekskluzivisht se para disa ditësh ishte zbuluar një sulm hibrid ndaj zyrës së kryeministrit, me ç’rast ishte keqpërdorur identiteti i eko-aktivistes së re, Greta Tunberg.
Galerinë me fotografi nga kjo ngjarje mund ta shihni në këto linke: dita e parë, dita e dytë.
Ndaje: