Më 7 dhe 8 shkurt 2014, në hapësirat e Qendrës kulturore për të rinj në Shkup u mbajt konferenca e nëntë ndërkombëtare “e-Shoqëri” me temë “Të rinjtë dhe mediat”.

konf1

Konferenca dyditore në organizim të fondacionit Metamorfozis dhe Forumit arsimor rinor (FAR) përfshiu tema të shumta, ndërsa mbi 40 prezantues në konferencë i sfiduan pikëpamjet tradicionale për mediat, këmbyen përvoja dhe hapën diskutim për mediat nga perspektiva rinore, mediat nën udhëheqjen e të rinjve, njohuritë elementare për mediat, kualitetin e informatave, aktivizmin te mediat digjital, muzikën dhe lëvizjet.

Konferencën e hapën Elena Ignatova nga Metamorfozis dhe Monika Bozhinoska nga FAR-i, të cilat i prezantuan rezultatet e hulumtimit disamujor për të rinjtë dhe mediat në 11 vende të Evropës Juglindore.

konf5

Pastaj, prezantimet vazhduan në temat: të rinjtë, reputacioni dhe privatësia në internet, duke u fokusuar në qëndrimet e të rinjve dhe praktikat; denoncimi anonim i përmbajtjeve ilegale në internet, siç është keqpërdorimi i fotografive të fëmijëve dhe gjuha e urrejtjes në internet; lufta për të drejtat digjitale në fushën e privatësisë, liria e të folurit, transparenca dhe efikasiteti qeveritar, mbikëqyrja dhe të drejtat e njeriut; aftësimi i të rinjve t’i shpallin mendimet e tyre dhe të mundësojnë këndvështrime kritike të mediave dhe politikës nëpërmjet edukimit gazetaresk dhe mësimit nëpërmjet praktikës; përforcimin e rrjetit të mediave të udhëhequra nga të rinjtë; të rinjtë si krijues dhe pjesëmarrës në sferën mediatike; aftësimi i qytetarëve të lexojnë, të shkruajnë dhe të marrin pjesë në jetën publike nëpërmjet mediave; si të ndryshohet komuniteti lokal nëpërmjet foto-aktivizmit; si të krijohet përmbajtje sipas standardeve për ueb; mediat dhe njohuritë elementare informatike në shkollë; njohuritë elementare mediatike dhe kualiteti i informatave; krijimi i tregimeve tërheqëse duke shfrytëzuar të dhëna; vegla për të rinjtë dhe aktivistët kundër gjuhës së urrejtjes.

Prezantimet u rrumbullakësuan me shfaqje të filmave ”Riot from wrong” dhe “Sav Taj Folk / All That Folk”.

konf3

Dita e dytë vazhdoi me prezantime për atë se si të rinjtë i shfrytëzuan mediat në protestat në parkun Gezi në Turqi; StreetPress, hapësirë për t’u shprehur, për debat dhe prezantim të të rinjve; aktivizmi digjital; Global Voices – zëra që zakonisht nuk janë dëgjuar në mediat kryesore ndërkombëtare; Vice – gazetari inkluzive; gazetaria hulumtuese dhe bashkëpunimi ndërmjet mediave dhe shoqërisë civile; politikat për të rinjtë; aplikacione për qëllim të mirë – t’u mundësоhet studentëve të krijojnë zgjidhje të problemeve të cilat i prekin ata duke përdorur teknologji; vizualizimi i të dhënave dhe animacioni; haktivizmi – qasje kritike ndaj kulturës digjitale, liria e informatave dhe kauzat digjitale; komuniteti, arti, të vetëshprehurit; Creative commons; si të krijoni video aktiviste; vizualizimi i të dhënave për dërgimin e porosive më të fuqishme; video aktivizmi…

konf4

Dita e dytë përfundoi me shfaqjen e filmit ”Letër dashurie deri te kultura alternative” dhe filmit në produksion të Rrjetit hulumtuese ballkanik të raportuesve (BIRN) – The Majority Starts Here.

Konferenca u përmbyll me mbrëmjen digjitale – zbavitjen që u mbajt në sallën “Boris Trajkovski”, ku morrën pjesë DJ Petar Dundov dhe DJ Aleksandar Kovallski, si dhe Speedy, Goran Kan, Viktor Apostollski dhe Lazy Kidz Vizualz.

Do të pasojë edhe një raport i detajuar nga konferenca, ndërsa në ndërkohë mund t’i shihni galeritë me fotografi nga dita e parë dhe dita e dytë, si dhe videot nga prezantimet nga dita e parë dhe dita e dytë.

*Fotografitë i ka bërë Vanço Xhambaski.

Ndaje: