Më 20 korrik, në hotelin “Leon” në Dibër, u mbajt konferenca përmbyllëse e projektit Sajber engjujt rojtarë, që u realizua nga Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të bashkësisë – Dibër (QZHQB), në partneritet me Fondacionin Metamorfozis.

konfdebar

Ngjarjen e hapi Shuip Marku, nga QZHQB – Dibër, i cili i prezantoi rezultatet e projektit dhe aktivitetet e ardhshme për qëndrueshmërinë e tij. Pastaj, Dona Xhambaska nga Fondacioni Metamorfozis, foli për masat dhe praktikat e deritanishme në luftën kundër sajber dhunës dhe i prezantoi veglat që janë përdorur nga ana e sektorit qytetar. Përfaqësuesi i sektorit për parandalim në Stacionin policor të Dibrës, foli për mënyrat dhe procedurën për denoncimin e sajberdhunës, ndërsa rregullativa ligjore në lëndët që përfshijnë sajberdhunë u prezantuan nga ana e përfaqësuesit të Gjykatës themelore në Dibër.

Në konferencë morën pjesë përfaqësuesit e shkollave nga rajoni (drejtorët, shërbimet profesionale dhe profesorët), si dhe pjesëmarrës të tjerë në projekt.

Ndaje: