Konferenca me temë: “Si deri te komisione më efikase për marrëdhënie ndëretnike (KMN)” u fokusua në ndarjen e përvojave nga projekti MEK, si dhe të njohurive të të gjitha palëve të interesuara që punojnë në zhvillimin e demokracisë lokale dhe të marrëdhënieve ndëretnike.
Në hapjen e konferencës, fjalë përshëndetëse kishin z. Robin Lidëll, ministër këshilltar, udhëheqës i sektorit për politikë dhe informata i Delegacionit të BE-së, i cili e potencoi rëndësinë e përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike në kontekst të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, dhe z. Abdylaqim Ademi, zëvendës- kryeministër i RM-së i angazhuar për implementimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, i cili theksoi se: “është konstatuar bashkërisht se këto komisione nuk kanë kapacitete të mjaftueshme dhe mu këto konferenca kanë për qëllim që t’i përforcojnë kapacitetet e atyre komisioneve. U apeloj kryetarëve të komunave dhe këshillave komunalë, që t’u japin më shumë mundësi dhe resurse këtyre komisioneve që të funksionojnë dhe t’i shqyrtojnë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëretnike në nivel lokal”.
Drejtori i Fpndacionit Metamorfozis, z. Bardhyl Jashari, deklaroi: është e vërtetë se teknologjitë e reja mund të kontribuojnë shumë që komisionet për marrëdhënie ndëretnike të bëhen më efikase dhe të rritet dukshmëria e tyre në publik, mirëpo kapaciteti i tyre për t’i realizuar detyrat e përcaktuara me ligj, para së gjithash varet nga përkushtimi dhe vullneti politik i vetë komunave – kryetarëve të komunave, këshillave komunalë, si vetë anëtarëve të komisioneve.
Pas hapjes së konferencës, prezantime patën kryetarët e komunave të Çairit, Dibrës dhe Kërçovës, si dhe përfaqësues të administratës komunale të Tetovës dhe të Gostivarit, me temë për rolin e KMN-ve në kuadër të vetëqeverisjeve lokale në RM.
Në konferencë morrën pjesë mbi 100 pjesëmarrës edhe atë përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, pushteti qendror dhe ai lokal në RM, komisionet për marrëdhënie ndëretnike nga 15 komuna, sektori qytetar, ambasadat e huaja dhe mediumet.
Përveç përfaqësuesve të katër komunave pilot të projektit MEK – Dibrës, Gostivarit, Tetovës dhe Çairit, morrën pjesë edhe përfaqësues nga këto komuna: Bërvenica, Vrapçishti, Velesi, Qyteti i Shkupit, Drugova, Kërçova, Koçani, Kumanova, Studeniçani, Çashka dhe Çuçer Sandeva.
Gjatë ngjarjes, përfaqësues të KMN-ve nga katër komunat pilot të projektit MEK i prezantuan përvojat e tyre të deritanishme, me ç’rast u përmendën edhe përfitimet siç janë kapaciteti dhe dukshmëria e rritur e KMN-ve. Në këtë sesion, u promovua edhe Doracaku për komisionet për marrëdhënie ndëretnike nga ana e zonjës Hajrije Rexhepi, kryetare e SHQ “Vlera të përbashkëta”.
Pas këtij sesioni pasoi paneli dhe diskutimi në temën: “Roli i komisioneve për marrëdhënie ndëretnike në zhvillimin e demokracisë lokale dhe kultivimi i marrëdhënieve ndëretnike” ku u përmendën nevojat për plotësim të ligjit që të mundësohet vënina në dispozicion të resurseve komunale për komisionet, ridefinim të kompetencave të tyre, si dhe precizim të mënyrës zë zgjedhjes së anëtarëve me qëllim që të sigurohet edhe përfaqësim edhe inkluzivitet.
Shqyrtimet e situatave dhe të nevojave do të publikohen në formë të përfundimeve dhe rekomandimeve nga konferenca. Video-inçizimet nga të gjitha sesionet, si dhe të gjitha prezantimet dhe materialet shoqëruese, për një afat të shkurtër kohor do të publikohen në ueb-faqen e projektit MEK – www.mek.mk.
Ndaje: