Me kërkesën tonë, dje më 20 nëntorn në ambientet e Qendrës edukative të institutit parlamentar, u mbajt një takim me Sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ku u prezantuan rezultatet e analizës për nivelin e hapjes së Kuvendit, nëpërmjet projektit Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore

Në takim morrën pjesë edhe përfaqësues të shërbimit profesional me qëllim që të diskutohet për rekomandimet për përmirësimin e gjendjes në Kuvend.

46482059_497549147419647_8550819590395920384_o

Indikatorët për qasjen në informata dhe për transparencën financiare janë në nivel të njëjtë – janë vlerësuar me 61 dhe 62% në përmbushjen e indikatorëve për nivelin e hapjes. Dëshpërues është fakti që Kuvendi në ueb-faqen e tij nuk e ka shënuar zyrtarin për qasje në informata me karakter publik, e as që e përditëson dhe publikon për çdo vit listën e informatave me karakter publik. Indikatorët për nivelin e hapjes në aspekt të buxhetit të shtetit janë për 2% më të ulëta se vitin e kaluar dhe me nivel të përmbushjes prej 27% është rezultati më i dobët i Kuvendit. Në këtë kuptim, është me rëndësi të veçantë që deputetët të vazhdojnë me përpjekjet e procesit “Zhan Mone” që kanë për qëllim buxhetin, pavarësinë dhe transparencën e tij.

Projekti zbatohet nga ana e Fondacionit Metamorfozis

Analizën e plotë mund ta gjeni këtu.

Ndaje: