Ekipi i Fondacionit Metamorfozis, në fund të muajit shkurt të vitit 2024, mori pjesë në takimin me partnerët në kuadër të Programit për Aktivizëm Digjital të TechSoup.

Konsorciumi dinamik u takua në Pragë, i mirëpritur nga nikoqiri “Sdruzhení VIA”, për të koordinuar rrjedhën e aktiviteteve, por edhe për të ndarë sukseset, sfidat dhe planet për të ardhmen.

Në takim u inkurajua shkëmbimi i njohurive dhe bashkëpunimi, dhe ai ishte një mundësi e shkëlqyer për të ndërtuar një perspektivë dhe retrospektivë të aktiviteteve tashmë të realizuara.

Diskutimet kulmuan me një ndjenjë të ripërtërirë qëllimi, ndërsa kolektivisht përpiqemi të shfrytëzojmë aktivizmin digjital për ndryshime pozitive dhe për të ndërtuar një shoqëri rezistente ndaj dezinformatave.

Ndaje: