Më 23 shkurt të vitit 2017, në klubin GEM në Shkup, u mbajt takimi i tretë me partnerët e projektit ACTION SEE – Përgjejgësi, Teknologji dhe Rrjeti i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të partnerëve të projektit – Fondacioni Metamorfozis, Fondacioni Westminster për demokraci, CRTA – Qendra për hulumtim, transparencë dhe llogaridhënie, Organizata qytetare “Zashto ne?”, Qendra për tranzicion demokratik Open Data Kosovo (ODK) dhe Lëvizja Mjaft!.20170223142956Takimi kishte për qëllim t’i tubojë anëtarët e këshillit drejtues, si dhe të diskutojë për indeksin rajonal, konstatimet preliminare nga faza e hulumtimit, hapat dhe planet e ardhshme të çdo partneri në lidhje me projektin.20170223142939

Qëllimi i projektit është rritja e përfshirjes së shoqërisë qytetare dhe organizatave mediatike në krijimin e mendimit publik, krijimin e politikave dhe pjesëmarrjen në mekanizmat e vendimmarjes, si dhe rritja e kapaciteteve të shoqërisë qytetare për të trajtuar çështje të ndjeshme.

Projekti zbatohet me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian.

Ndaje: