Më 7 dhjetor të vitit 2023, Fondacioni Metamorfozis mbajti një sesion trajnimi mbi ndërtimin e narrativeve pozitive. Trajnimi u mbajt në ambientet e hotelit Mark në Beograd dhe në të morën pjesë 25 pjesëmarrës – përfaqësues të organizatave partnere nga Serbia.
Trajnimi është pjesë e Programit për Aktivizëm Digjtal, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis, e i mbështetur nga TechSoup Global dhe synon të rrisë kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile nga Maqedonia, Serbia dhe Kosova, veçanërisht në drejtim të rezistencës ndaj dezinformatave.
Trajnues të trajnimit ishin Despina Kovaçevska dhe Vlladimir Petreski nga Fondacioni Metamorfozis.
Në periudhën e ardhshme do të mbahen trajnime edhe në Kosovë dhe në Maqedoni.
Ndaje: