Më 26 dhjetor të vitit 2024, Fondacioni Metamorfozis mbajti një sesion trajnimi për vizualizimin e të dhënave. Trajnimi u mbajt në ambientet e hotelit Afa në Prishtinë dhe në të morën pjesë 15 pjesëmarrës – përfaqësues të organizatave partnere nga Kosovë.

Trajnimi është pjesë e Programit për Aktivizëm Digjtal, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis, e i mbështetur nga TechSoup Global dhe synon të rrisë kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile nga Maqedonia, Serbia dhe Kosova, veçanërisht në drejtim të rezistencës ndaj dezinformatave.

Ligjërues i trajnimit ishte Goran Rizaov, menaxher i programit Mediat për Demokraci në Fondacionin Metamorfozis.

Ndaje: