Në periudhën prej 15 deri më 17 tetor të vitit 2014, në hotelin “Aurora” në Berovë u mbajt trajnimi në temën “Menaxhimi i projekteve sipas rregullave të BE-së” për grantistët e projektit “Rrjeti aksional për qeverisje të mirë”.
Në trajnimin treditor, Aleksandar Kolekeski nga QMAE-ja foli për disa çështje të kësaj teme, ndërsa pjesëmarrësit kishin mundësi që drejtpërdrejt ta zbatojnë atë që e kanë mësuar nëpërmjet ushtrimeve praktike. Ditën e parë pjesëmarrësit u njoftuan me rregullat e Bashkimit Evropian për menaxhim të projekteve, ndërsa ditën e dytë ata kishin mundësi të mësojnë më tepër për atë se cilët janë indikatorët për projekte të suksesshme, rreziqet dhe supozimet. Ditën e fundit të trajnimit pjesëmarrësit kishin mundësi që vetë të punojnë në zhvillimin e koncepteve për projekte të cilat më vonë u vlerësuan.
Ky trajnim është i dyti në cilin e trajnimeve të parapara që do të mbahen në periudhën e ardhshme, në kuadër të projektit “Rrjeti aksionaë për qeverisje të mirë”, të cilin e realizon Fondacioni Metamorfozis, në partneritet me QMAE-në dhe Reaktor-in, e me ndihmë financiare nga Komisioni Evropian nëpërmjet programit IPA CIVIL SOCIETY FACILITY (CSF) 2012-2013.
Ndaje: