Më 16 dhe 17 maj, në hapësirat e hotelit Kontinental në Shkup u mbajt trajnim për hulumtim efikas dhe analizë për avancimin e qëllimeve të politikave publike dhe strategjive për fushata të cilin e ndoqën grantistët e projektit “Rrjeti i organizatave qytetare për pjesëmarrje aktive efikase”. Në trajnim morën pjesë përfaqësues të të gjitha rrjeteve të kyçura në projekt.

DSC_4900Gjatë trajnimit, pjesëmarrësve iu përcollën njohuritë për realizimin e hulumtimeve, përgatitjen e anketave, e poashtu iu kushtua vëmendje e madhe përpunimit dhe interpretimit të të dhënave të fituara nëpërmjet hulumtimeve. Në mes tjerash, grantistët kishin mundësi të njoftohen me përdorimin e programeve të ndryshme dhe vegalve onlajn, të cilat mund t’ua lehtësojnë punën me të dhëna dhe vizuelizimin dhe prezantimin e tyre. Pjesëmarrësit punuan disa ushtrime praktike me qëllim që të njihen më mirë me materialin i cili atyre iu prezantua teoretikisht.

DSC_4904Ky trajnim është i treti me radhë nga cikli i trajnimeve të parapara në kuadër të projektit “Rrjeti i organizatave qytetare për pjesëmarrje aktive efikase”, të cilin e realizon Fondacioni Metamorfozis, në partneritet me QMAE-në, e me ndihmë financiare të Komisionit Evropian nëpërmjet programit “Përkrahje për përforcimin, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e shoqërisë aktive qytetare.”

DSC_4948
.

Ndaje: