fon-debataDebati i parë nga kjo seri u mbajt më 10 prill 2012, në Universitetin evropian, ku morën pjesë 11 studentë të vitit të tretë që studiojnë në shkencat juridike. Pastaj, më 17 prill vijoi debati në Universitetin FON, ku ishin të pranishëm 26 studentë të shkencave politike, juridike, diplomacisë, shkencave ekonomike dhe shkencave informatike-të komunikimit. Studentët diksutuan për privatësinë në internet, censurën dhe trendet e reja për përdorimin e mediumeve sociale gjatë punësimit.

Debati i tretë u mbajt më 19 prill, në Fakultetin për turizëm dhe menaxhment në Shkup, ku ishin të pranishëm rreth 40 studentë të drejtimeve marketing menaxhment ndërkombëtar, turizëm, marrëdhëniet me publikun dhe nga fakulteti ekonomik.

Për shkak të përputhjes së afatit të provimeve të studentëve me debatin e caktuar për 20 prill në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, debati u transferua në radion studentore UGD FM, ku përfaqësuesit e fondacionit Metamorfozis diskutuan për temën e mediumeve sociale, çështjet rreth privatësisë në internet dhe aktivizmin qytetar te të rinjtë.

dut-debataDebati i fundit u mbajt në Universitetin Shtetëror të Tetovës, më 23 prill, ku ishin të pranishëm rreth 90 studentë të shkencave juridike dhe të informatikës pranë këtij universiteti.

Këto debate mundësuan që studentët të diskutojnë, të zhvillojnë mendim kritik, të flasin për anët pozitive dhe negative të mediumeve sociale dhe të internetit në përgjithësi, të dëgjojnë ide dhe mendime të ndryshme rreth përdorimit të mediumeve sociale, e njëkohësisht edhe të edukohen për përdorimin e këtij mediumi të ri.

Gjatë këtyre ngjarjeve, Fondacioni Metamorfozis realizoi një mini hulumtim për qëndrimet dhe mendimet e studentëve për atë se si e përdorin internetin dhe mediumet sociale, çka mendojnë për privatësinë në internet, a kanë kujdes se çka përbashkojnë në rrjetet sociale, a i shfrytëzojnë mediumet sociale për aktivizëm qytetar dhe promovim, çka mendojnë për censurën në këto mediume etj.

Së shpejti do të publikohen edhe rezultatet nga ky mini hulumtim, që do të japin tregues për qëndrimet e të anketuarve për këto çështje.

Ndaje: