Sot, më 15 prill të vitit 2021, ekipi i Akademisë për e-Qeverisje, së bashku me partnerët e projektit ICEDA, e organizoi uebinarin e dytë për nën-grantistët e projektit ICEDA dhe anëtarët e rrjetit ICEDA, që kishte për qëllim promovimin e e-shërbimeve dhe e-ideologjisë. Qëllimi i këtij seminari në internet ishte të diskutohet për promovimin e e-shërbimeve dhe përdorimin e mediave të reja për të arritur deri te grupet e ndryshme të synuara, për të shkëmbyer njohuri se si të krijohen mesazhe të suksesshme komunikimi dhe të ofrohen rekomandime për një e-shoqëri demokratike. Në uebinar, përmes sesioneve interaktive, prezantimeve, kuizeve, diskutimeve kombëtare dhe në grupe, pjesëmarrësit kishin mundësi që të shkëmbenin njohuri dhe përvoja nga vendet e tyre nga Ballkani Perëndimor.
Trajnimi ishte dedikuar për të ngritur kapacitetin e nën-grantistëve dhe anëtarëve të rrjetit ICEDA nga cikli i parë i skemës së granteve të vogla LOT 1: Dhënia e nën-granteve për qendrat e mbështetjes së e-qeverisjes, përkatësisht, nga Shqipëria – Qendra Artivista, Epoka e Re dhe Shoqata Evropiane e Rinisë, nga Kosova – Demokracia Plus, Forumi për Iniciativa Qytetare dhe Qendra Rinore e Kosovës, nga Mali i Zi – Qendra për Edukimin e të Rinjve, Organizata Rinore Rome “Shëtitje me ne – Phiren Amenca” dhe Super Hub Pljevlja, nga Maqedonia e Veriut – Shoqata për Tolerancë dhe Bashkëpunim me Qytetarët (ACTAC), Koalicioni Rural dhe SmartUp – Laboratori për Inovacione Sociale dhe nga Serbia – Qendra për Integrim Social, Deli – Hapësirë për veprimtari krijuese dhe SINHRO.
Uebinari u drejtua nga Christina Mend, eksperte e lartë për e-demokraci në eGA dhe aktiviste qytetare dhe Daniel Varik, ekspert estonez për marrëdhënie me publikun dhe komunikime, i cili aktualisht e drejton kanalin e-media, Levila. Daniel ishte shef i komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun i Kryeministrit të Estonisë, anëtar i organizatës “think-tank” të Presidentit të Estonisë dhe anëtar i jurisë për dizajn digjital. Ai menaxhon dhe ka themeluar disa kompani PR dhe ka fituar çmimin e gazetarisë së shkëlqyer.
——————————————————————————————————————————————
Projekti Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti është i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian.
Ndaje: