Duke u njoftuar me premtimet dhe me argumentet e dhëna te sqarimet, qytetarët edukohen si t’i lexojnë dhe si t’i interpretojnë programet dhe platformat zgjedhore, si dhe vetë të ndjekin dhe të vlerësojnë, se sa është përmbushur, nga ajo që është shkruar dhe premtuar.

vistinomer-webPër momentin, Vertetmates.mk i përmban vlerësimet e dhëna gjatë zgjedhjeve të kaluara nga partitë që e fituan pushtetin dhe kishin mundësi reale edhe t’i përmbushin këto premtime. Vertetmatesi do të vazhdojë të funksionojë gjatë kohë dhe do ta ndjekë realizimin e premtimeve parazgjedhore të fituesve të zgjedhjeve 2011 (kushdo që të jenë), si dhe deklaratat e politikanëve të cilat mund të klasifikohen si premtime gjatë zgjedhjeve.

Qëllimi kryesor i Vertetmates.mk është të rriten njohuritë e qytetarëve, mediumeve, OJQ-ve, por edhe i partive dhe i anëtarëve të tyre, të cilët nëpërmjet tij kanë mundësi të njihen edhe me një sërë aspektesh të procesit politik në Maqedoni.

Me publikimin e Vertetmatesit, sikurse edhe të ueb-aplikacionit paraprak Votemates.mk, Fondacioni “Metamorfozis” e vazhdon bashkëpunimin rajonal me shoqatat qytetare “Zashto ne” nga Bosnja dhe Hercegovina dhe LiNet nga Serbia, për zbatimin e teknologjive të reja për transparencë më të madhe, të përkrahur nga fondacioni joprofitabil amerikan NED (National Endowment for Democracy), i financuar nga Kongresi i SHBA-ve, si pjesë e përpjekjeve për zhvillimin e demokracisë në rajon.

Ndaje: