Hapja e institucioneve të pushtetit ekzekutiv

Me mbështetjen e Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje qytetare dhe Fondacionit Kombëtar për Demokraci (NED), Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me partnerët nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore (ACTION SEE), përgatiti një vlerësim të gjendjes së qeverisjes së mirë të kuvendeve dhe degëve ekzekutive të qeverive qendrore të katër vendeve të Ballkanit Perëndimor – Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinës. Vlerësimi është rezultat i një studimi empirik gjithëpërfshirës të bazuar në Indeksin e hapjes, i cili synon të përcaktojë shkallën në të cilën respektohen parimet e qeverisjes së mirë në rajon.

Vizualizimi është në dispozicion në maqedonisht, shqip dhe anglisht.

Vlerësimi i plotë gjendet në këtë link.

MONITORIMI I MBULIMIT TË ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE NË VITIN 2024 TË PORTALEVE INFORMATIVE TË INTERNETIT NË MAQEDONINË E VERIUT

Në këtë raport do të analizohen artikujt mbi zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut të publikuar nga 30 (tridhjetë) portale të përzgjedhura informative të internetit (në tekstin e mëtejmë, PII) në periudhën prej 15 prill deri më 10 maj të vitit 2024. Në këtë grup portalesh, njëzet e dy PII publikojnë lajme në gjuhën maqedonase, […]

Vlerësimi i qeverisjes së mirë në në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes Indeksit të Hapjes

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” në partneritet me Koalicionin Rural, e me mbështetjen e qeverisë zvicerane përmes programit “Civica Mobilitas”, përgatiti vlerësim të gjendjes së qeverisjes së mirë të njësive të vetëqeverisjes lokale (NJVL) në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024. Vlerësimi është rezultat i hulumtimit të realizuar bazuar në Indeksin e […]

Vlerësimi i qeverisjes së mirë së pushtetit legjislativ në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të hapjes sipas matjes së vitit 2023

Me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur – Maqedoni dhe Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me partnerët nga rrjeti rajonal i OJQ-ve – Llogaridhënie, teknologji dhe rrjeti i hapjes institucionale në Evropën Juglindore (ACTION SEE), ka përgatitur një vlerësim të qeverisjes së mirë të pushtetit legjislativ të katër shteteve të Ballkanit Perëndimor […]