Vëllimi “Manipulimi i diskursit publik: dezinformimi dhe propaganda”

Vëllimi “Manipulimi i diskursit publik: dezinformimi dhe propaganda” është një përmbledhje e rëndësishme për këdo që dëshiron të kuptojë fushën komplekse të dezinformimit, e cila po përhapet me shpejtësi të madhe vitet e fundit. Një sërë tekstesh, artikujsh botohen në një vend, kontrollime faktesh, analiza dhe rishikime, të cilat i referohen vitit 2023.

Ky botim mbulon një gamë të gjerë temash që veçanërisht më së shumti përdoreshin për përhapjen e dezinformatave. Ai gërmon në mënyrën se si narrativat gjeopolitike për luftën në Ukrainë, dezinformatat e lidhura me pandeminë, shtrembërimi i përfaqësimit të vlerave familjare dhe të Bashkimit Evropian, u shfrytëzuan për të manipuluar opinionin publik dhe për të shtrembëruar realitetin.

Përmbajtja e këtij botimi shërben jo vetëm si një dëshmi publike e këtyre ngjarjeve, por edhe si një burim i dobishëm për këdo që është i interesuar të kuptojë se si funksionojnë dezinformimat dhe pasojat e tyre. Ai përfaqëson vetëm një pjesë të vogël të punës së madhe të bërë nga kolegët në Fondacionin Metamorfozis, dhe veçanërisht në Vëtetmatës.mk të cilët u përkushtuan pa u lodhur në mbrojtjen e së vërtetës.

FINANCIMI SHTETËROR NË MAQEDONINË E VERIUT: SISTEM MË I DREJTË, MË I FORTË DHE MË TRANSPARENT

Kjo përmbledhje e politikave bazohet në gjetjet e një studimi të thelluar mbi reklamat politike të paguara gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024.[1] Dokumenti synon të identifikojë zgjidhje të qëndrueshme dhe realiste, afatgjata për të përmirësuar sistemin e financimit politik në vend. Dhe, ndërsa jemi përqendruar në përdorimin e financimit indirekt të shtetit përmes mediave […]

Qytetarët në veprim: për shërbime më të mira lokale pa korrupsion

Për portale inkluzive interneti dhe reklamim zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Ky dokument i politikave publike bazohet në gjetjet e hulumtimit që hulumtoi Zgjedhjet parlamentare të vitit 2024 në Maqedoninë e Veriut nga perspektiva e përfshirjes sociale, me fokus të veçantë te personat me aftësi të kufizuara dhe bashkësitë etnike. Personat me aftësi të kufizuara konsideroheshin në suaza të rrymës konceptuale socio-ekonomike, si një grup tejet […]