Monitorimi i procesit të integrimit evropian: Reformat në sektorin e mediave Reformat në gjysmë të rrugës – vullneti politik aty është aty s’është

Dokumenti është rezultat i hulumtimit të kryer në kuadër të projektit “Verifikimi i fakteve për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së”, i cili zbatohet nga Fondacioni për Internet dhe ShoqëriMetamorfozis” në Shkup, mbështetur nga Fondacioni Kombëtar për Demokraci i SHBA-ve (NED). Projekti zbatohet gjatë viteve 2021 dhe 2022.

Përmbledhja e monitorimit për reformat në sektorin mediatik është dhënë në vijim:

Problemet kryesore në sektorin e mediave në Maqedoninë e Veriut janë ende të pranishme, ashtu siç janë detektuar në vitet e fundit, edhe pse ka hapa konkretë të zhvendosjes në të paktën një segment të rëndësishëm – sigurinë e punonjësve të mediave.

  • Pas negociatave të gjata dhe harmonizimeve, Qeveria e RMV-së pranoi të vazhdojë me ndryshime në legjislacionin penal, me të cilat kërcënimi apo sulmi ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave do të trajtohet si vepër penale, e cila do të ndiqej sipas detyrës zyrtare.
  • Rreziku për ndikim në politikën redaktuese të mediave është ende një realitet, nisur nga fakti se legjislacioni zgjedhor i vitit 2018, parashikon që pasqyrimi mediatik i fushatave zgjedhore të partive të financohet nga Buxheti, ashtu që mediat do të paraqiten vet për monitorimin e zgjedhjeve dhe më pas ata përmes sistemit të tyre të preferencave do të përcaktojnë se ku dhe te cilat media do t’i shpenzojnë paratë.
  • Ende, në asnjë mënyrë nuk është arritur të zgjidhet përbërja e re të Këshillit programor të RTM-së (RTK), as përbërja e re e Agjencisë së Mediave (ASHAAM), megjithëse përpjekjet vazhdojnë që nga viti 2018 e këndej.
  • Financimi i RTM-së, mbetet në nivelin më të ulët të mundshëm të parashikuar me ligj, pra rreth 0.6 për qind e Buxhetit të një viti më parë për të gjithë sektorin e transmetimit, megjithëse kur u miratuan ndryshimet ligjore që u miratuan në dhjetor 2018, u ra dakord në pesë vitet e ardhshme kjo përqindje të arrijë në 1 për qind, prej të cilave 75 për qind janë të destinuara për RTM-në. Financimi pak i shtuar i Agjencisë Informative Mediatike (MIA), e cila ende ka statusin e shoqërisë aksionare shtetërore, për shkak të pandemisë Kovid-19, është ndërprerë, përkatësisht fondet mbeten në minimum vetëm për funksionimin e saj.
  • Strategjia për zhvillimin e sektorit mediatik në tërësi, në nivel shtetëror, ende nuk ekziston dhe as që ka njoftime se po mendohet për një gjë të tillë. E vetmja që është në fuqi është Strategjia rregullatore për periudhën 2019 – 2023[1], zhvilluar dhe miratuar në vitin 2019 nga Agjencia për Shërbime Audio dhe Audio-Vizuale Mediatike (ASHAAM).

 

Dokumenti kryesor, raporti për situatën në media, shoqërohet me informacione për situatën dhe aktivitetet e rëndësishme në tre fushat e tjera, reformat e administratës publike, reformat në drejtësi dhe reformat në fushën e të drejtave themelore në RMV, të cilat u zhvilluan në niveli tremujor, nga korriku deri në fund të shtatorit të vitit 2021.

Dokumentin e plotë mund ta gjeni këtu: REFORMAT NË GJYSMË TË RRUGËS – VULLNETI POLITIK ATY ËSHTË ATY S’ËSHTË.

 

 

[1] ASHAAM – 03.2019 – Strategjia rregullatore për zhvillimin e aktivitetit audio dhe audio-vizual për periudhën 2019-2023. (në dispozicion në: https://bit.ly/3zVa3MM )

 

Rekomandime Për Veprim Të Përbashkët Për Të Ndërtuar Rezistencë Shoqërore Ndaj Efekteve Të Dëmshme Të Dezinformatave

Si rezultat i procesit të hulumtimit dhe analizës së të dhënave në kuadër të aktiviteteve për luftimin e dezinformatave, të plotësuar përmes procesit të konsultimeve të hapura ndërmjet Fondacionit për Internet dhe Shoqëri – “Metamorfozis”, Këshillit për Etikën në Media (KEMM), Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikatës së Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediatikë (SGPM), Institutit […]

Vlerësimi i katërt i përputhshmërisë së shërbimeve dhe mjeteve digjitale ekzistuese dhe të planifikuara me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale – maj 2023

Ky publikim përmban vlerësime për shkallën e përputhshmërisë së shërbimeve publike elektronike me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Vlerësimi është kryer në janar 2023 sipas Metodologjisë për vlerësimin e përputhshmërisë së shërbimeve publike digjitale me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ky vlerësim është vazhdimësi e tre vlerësimeve të mëparshme të kryera […]

Fjalorth i termave që lidhen me Agjendën Digjitale

Gjatë tre viteve të fundit, anëtarët e rrjetit ICEDA kanë mbledhur dhe sqaruar terma të rëndësishëm për qytetarët në lidhje me Agjendën Digjitale, për të çmitizuar koncepte të caktuara dhe për ta sjellë transformimin digjital më afër të gjithë aktorëve. Ky fjalorth përmban 39 terma që lidhen me Agjendën Digjitale. Ky dokument është në dispozicion […]