Ndërveprimi me qytetarët online

Me mbështetjen e Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje qytetare dhe Fondacionit Kombëtar për Demokraci (NED), Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me partnerët nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore (ACTION SEE), përgatiti një vlerësim të gjendjes së qeverisjes së mirë të kuvendeve dhe degëve ekzekutive të qeverive qendrore të katër vendeve të Ballkanit Perëndimor – Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinës. Vlerësimi është rezultat i një studimi empirik gjithëpërfshirës të bazuar në Indeksin e hapjes, i cili synon të përcaktojë shkallën në të cilën respektohen parimet e qeverisjes së mirë në rajon.

Vizualizimi është në dispozicion në maqedonisht, shqip dhe anglisht.

Vlerësimi i plotë gjendet në këtë link.

Vlerësimi i qeverisjes së mirë në në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes Indeksit të Hapjes

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” në partneritet me Koalicionin Rural, e me mbështetjen e qeverisë zvicerane përmes programit “Civica Mobilitas”, përgatiti vlerësim të gjendjes së qeverisjes së mirë të njësive të vetëqeverisjes lokale (NJVL) në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024. Vlerësimi është rezultat i hulumtimit të realizuar bazuar në Indeksin e […]

Vlerësimi i qeverisjes së mirë së pushtetit legjislativ në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të hapjes sipas matjes së vitit 2023

Me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur – Maqedoni dhe Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me partnerët nga rrjeti rajonal i OJQ-ve – Llogaridhënie, teknologji dhe rrjeti i hapjes institucionale në Evropën Juglindore (ACTION SEE), ka përgatitur një vlerësim të qeverisjes së mirë të pushtetit legjislativ të katër shteteve të Ballkanit Perëndimor […]

Deshifrimi i dezinformatave: Hartëzimi rajonal i dezinformatave dhe i shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor

Si pjesë e Programit të Aktivizmit Digjital, të udhëhequr nga TechSoup në bashkëpunim me partnerët rajonalë, i prezantojmë raportet për hartëzimin rajonal të dezinformatave dhe i shoqërisë civile për periudhën 2023-2024. Këto raporte fokusohen në katër rajone kyçe në Evropën Qendrore dhe Lindore: Ballkani Perëndimor, Rajoni i Vishegradit, Rajoni i Detit të Zi dhe Balltiku. […]