Udhëzues për oficerë për mbrojtje të të dhënave personale në institucione publike

Qëllimi i këtij Udhëzuesi është që të japë udhëzime dhe rekomandime praktike për zbatimin e rregullave aktive nga sfera e të dhënave personale nga institucionet shtetërore dhe publike, në rolin e kontrollorëve si dhe për oficerët për mbrojtjen e të dhënave personale, që janë të emëruar nga ana e tyre.

Duke u udhëhequr nga rregullativa evropiane dhe praktikat më të mira ndërkombëtare dhe vendore nga kjo sferë, ky Udhëzues jep udhëzime praktike, për atë se çfarë nevojitet të miratohet dhe zbatohet nga ana e kontrollorëve dhe përpunuesve gjatë aktiviteteve për përpunimin e të dhënave personale, në drejtim të kuptimit dhe zbatimit më të lehtë të dispozitave nga rregullativa relevante, duke minimizuar rrezikun e keqpërdorimit eventual, si dhe duke marrë parasysh edhe teknologjitë dhe zgjidhjet më të reja teknologjike.

Gjithashtu, ky Udhëzues në veçanti është i dedikuar për të ndihmuar personat e caktuar në pozitën e Oficerit për mbrojtjen e të dhënave personale, duke siguruar hapa të detajuara dhe shembuj praktikë për realizimin më të thjeshtë të detyrave,
përgjegjësive dhe sfidave të tij, në pajtim me rregullat e zbatueshme nga kjo sferë.

Udhërrëfyes për mbrojtjen e demokracisë nga kërcënimet e informacionit

Fondacioni “Metamorfozis” dhe Rrjeti Kundër Dezinformimit i Ballkanit (ADN-Balkans) përmes një procesi interdisiplinar të konsultimeve të gjera përmes bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe rajonalë, në të cilët bën pjesë edhe konferenca “Së bashku për të Vërtetën: “Qasja e Përfshirjes së Gjithë Shoqërisë për të Mbrojtur Demokracinë” që u mbajt në prill të vitit 2025 në […]

Implikimet e Ligjit për Shërbime Digjitale të BE-së mbi organizatat e shoqërisë civile dhe gazetarët hulumtues në Maqedoninë e Veriut

Ky hulumtim i analizon implikimet e Ligjit për Shërbimet Digjitale të Bashkimit Evropian (Digital Services Act – DSA) mbi organizatat e shoqërisë civile dhe gazetarët hulumtues në Maqedoninë e Veriut. Si pjesë e procesit më të gjerë të harmonizimit me standardet evropiane, Ligji për Shërbimet Digjitale i BE-së vendos rregulla të reja mbi moderimin e […]

Vlerësim i reformave të Ligjit për Media të Maqedonisë së Veriut – Një hap i pjesshëm drejt standardeve evropiane

Maqedonia e Veriut po i nënshtrohet reformave në legjislacionin e saj për mediat, duke synuar përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian (BE). Fondacioni Metamorfozis e mirëpret iniciativën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të harmonizuar legjislacionin kombëtar të mediave me standardet evropiane, veçanërisht në kontekstin e Kapitullit 23 të legjislacionit të BE-së […]