Udhëzues për tki nr. 7: Resurse të hapura arsimore

“Udhëzuesi për TKI” numër 7 i fondacionit Metamrfozis është për të gjithë, për shkak se secili që dëshiron të mësojë dhe të përfitojë njohuri të reja mund të ketë dobi prej tij. Ky udhëzues u dedikohet edhe atyre që e krijojnë dijen dhe që dëshirojnë ta shpërndajnë atë në çdo formë, me qëllim që të jetë më e qasshme dhe më e përhapur. Në këto faqe mund të njiheni me konceptin e resurseve të hapura arsimore dhe me iniciativat e ngjashme, gjendjen në Maqedoni, mund të lexoni shembuj dhe praktika të mira nga zbatimi i tyre në botë, si dhe rekomandime për zhvillimin e tyre në të ardhmen. Qëllimi është të mësojmë dhe dijen e fituar ta zbatojmë menjëherë.

Vlerësim i reformave të Ligjit për Media të Maqedonisë së Veriut – Një hap i pjesshëm drejt standardeve evropiane

Maqedonia e Veriut po i nënshtrohet reformave në legjislacionin e saj për mediat, duke synuar përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian (BE). Fondacioni Metamorfozis e mirëpret iniciativën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të harmonizuar legjislacionin kombëtar të mediave me standardet evropiane, veçanërisht në kontekstin e Kapitullit 23 të legjislacionit të BE-së […]

MburojaKibernetike: Qytetarë të Fuqizuar për Rezistencë Kibernetike

Vlerësimi i nivelit të zbatimit të Planit të Veprimit të Strategjisë për Transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (2023-2026) në periudhën janar 2024 – janar 2025

Në dhjetor të vitit 2023, Qeveria e miratoi Strategjinë për Transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me Plan Veprimi 2023 – 2026, të propozuar nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Përgjegjës për Politika të Qeverisjes së Mirë. Strategjia u përgatit përmes një procesi të gjerë dhe gjithëpërfshirës, në të cilin u përfshinë përfaqësues nga […]