Menyja

Liria e shprehjes nuk është liri e shprehjes së urrejtjes – udhëzues i ri nxënësit e shkollave të mesme

“Liria e shprehjes nuk është liri e shprehjes së urrejtjes”, është broshurë për nxënësit e shkollave të mesme, e cila si broshurë e nëntë për TIK i fondacionit Metamorfozis ka për qëllim ta prezantojë dhe ta përcaktojë gjuhën e urrejtjes, si dhe t’i potencojë mekanizmat për denoncimin dhe sanksionimin e saj.

pravo-na-govor-ne-e-pravo-na-govor-na-omraza

Ky udhëzues do të promovohet në Konferencën e ardhshme nacionale për promovimin e аktiviteteve kundër gjuhës së urrejtjes, ku koordinatori i projekteve Filip Stojanovski do t’i prezantojë aktivitetet e fondacionit Metamorfozis nëpërmjet ueb-faqes www.mosurrej.mk.

Ueb-faqja mosurrej.mk mbledh dhe prezanton informata dhe përmbajtje arsimore që kanë të bëjnë me luftën kundër gjuhës së urrejtjes. Si pjesë e iniciativës kundër gjuhës së urrejtjes në internet të inicuar nga fondacioni Metamorfozis, FAR-i, Reaktor-i dhe Qendra për media të reja në vitin 2012, ai ofron mundësi për kyçjen e të rinjve në komunitetin e aktivistëve nga e gjithë Maqedonia.
Bashkangjituni edhe nëpërmjet Facebook-ut (fb.me/nemrazi) dhe Twitter-it (@nemrazi и #немрази, gjegjësisht @mosurrej dhe #mosurrej).

Udhëzuesin mund ta shkarkoni këtu.