Мени

Mbahet trajnimi i dytë kundër gjuhës së urrejtjes në internet

Më 4 shkurt 2014, në hapësirat e klubit GEM u mbajt trajnim në temën “Lufta kundër gjuhës së urrejtjes në internet” ku morën pjesë 8 pjesëmarrës. Ky ishte trajnimi i dytë në ciklin e trajnimeve për këtë temë që do të realizohen gjatë këtij viti. 

Profesoresha Mirjana Najçevska, e udhëhoqi pjesën e parë të trajnimit ku foli për njohjen edhe kundërvënien e gjuhës së urrejtjes. Pastaj vijoi njoftimi me mekanizmat për denoncimin e gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale, si dhe një ushtrim praktik që kishte për qëllim përforcimin e shkathtësive prezantuese të pjesëmarrësve. 

Trajnimi për luftë kundër gjuhës së urrejtjes në internet është pjesë e iniciativës kundër gjuhës së urrejtjes që është inicuar nga FAR-i, Metamorfozis, Rеаktor-i dhe Qendra për media të reja.

Aktivitetet e tjera nga Iniciativa kundër gjuhës së urrejtes në internet, si dhe resurset e tjera mund t’i gjeni në ueb-faqen www.nemrazi.mk.