IMG_6107Dje (15.06.2017) në orët e pasdites, në Dhomën publike në Shkup u mbajt ngjarja përmbyllëse e projektit “Çka do të pini?” – projekt për trajnimin e personave me pengesa intelektuale për shkathtësi hotelierike.

IMG_6125Të pranishmit kishin mundësi që të njoftohen me qëllimet, rezultatet dhe materialet të cilat u përgatitën në kuadër të projektit, mirëpo para së gjithash, të shërbehen nga ana e katër pjesëmarrësve në objektet hotelierike që u mbajtën në periudhën shkurt – qershor 2017. Projekti u realizua nga shoqata Zgjidhje inkluzive – Shkup në bashkëpunim me Dhomën publike, si pjesë e projektit “Llogaridhënia nëpërmjet angazhimit qytetar, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”.

Ndaje: