Menyja

Përfaqësim dhe lobim për ligj për e-mbeturina

Për këtë qëllim u përgatitën këto dokumente:

Këto dokumente janë shtypur dhe u janë dhënë këshilltarëve të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji dhe Komisionit për çështje evropiane pranë Kuvendit të R.M., me qëllim që pastaj ato t’u shpërndahen deputetëve të këtyre komisioneve.

Si aktivitet i parë në procesin e lobimit dhe të përfaqësimit për ligjin për e-mbeturina u caktuan dhe u realizuan takime me kryetarin e Komisionit për çështje evropiane, z. Hajrulla Misini, dhe kryetarin e Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji, z. Rexhail Ismaili.

Në takimin me z. Hajrulla Misini, të mbajtur më 10 tetor 2011, u diskutuan propozim-ndryshimet në Ligjin për menaxhim me pajisjet elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike, të shënuara në përmbledhjen e shkurtër të politikave (policy brief). Z. Misini propozoi që t’i jepet versioni në gjuhën angleze i ndryshimeve të propozuara, me qëllim që ato të dërgohen edhe në Bashkimin Evropian, me qëllim të harmonizimit më të lehtë të ligjit me direktivat e BE-së.

Në takimin me z. Rexhail Ismaili, të mbajtur më 12 tetor 2011, poashtu u prezantuan propozim-ndryshimet në Ligjin për menaxhim me pajisjet elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike dhe u arrit marrëveshja që ato të prezantohen para të gjithë deputetëve të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji. Në mbledhjen e Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji, të mbajtur më 12 tetor 2011, përfaqësueses së Fondacionit Metamorfozis (Еlena Ignatova) iu mundësua që t’i prezantojë propozim-ndryshimet e këtij ligji para të gjithë të pranishmëve në mbledhje, në mesin e të cilëve, përveç deputetëve kishte edhe përfaqësues të Мinistrisë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor (zëvendës-ministri z. Stevo Temellkovski dhe Udhëheqësi i sektorit për Bashkimin Evropian, zonja Jadranka Ivanova). Deputetët treguan interes që t’u ofrohen analiza më të detajuara për gjendjen me e-mbeturinat në Maqedoni me qëllim që t’u shërbejnë si resurse për leximin e dytë të ligjit.

Në periudhën e ardhshme, Fondacioni Metamorfozis do ta ndjekë procesin e miratimit të Ligjit për menaxhim me pajisjet elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike dhe do të vazhdojë me lobim nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme.

Ky dokument është përgatitur në kuadër të projektit “Përforcim i pjesëmarrjes qytetare në procesin ligjdhënës“, të Institutit nacional demokratik (NDI), e në përputhje me projektin aktual të fondacionit Metamorfozis: “Rrjeti ballkanik për përfaqësim gjatë menaxhimit të e-mbeturinave“.